Mjekët popullorë sherebelën do ta kategorizojnë gjithmonë ndër ilaçet më të mira. Edhe sipas kritereve më rigoroze, ajo lirisht mund të mbajë titullin e bimës më shëruese në botë.
Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) qysh nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje.
Shkenca moderne ka dëshmuar se sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, çka e bën të dobishme tek diabetikët. Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së alcajmerit.
Praktika ka treguar se sherebela pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.
Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fytin dhe bajamet, kundër kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla – pini çaj sherebele.
Sherebela ndikon edhe kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore.


