Zhurmat aurikulare (në vesh) janë shumë të shpeshta dhe në shumicën e rasteve të mësuarit me to, durimi dhe mosmbivlerësimi i shqetësimit të tyre përbëjnë armën më të mirë për t’i përballuar, sesa këmbëngulja për t’i kuruar, kur nuk ka rrugë tjetër. Kjo natyrisht kur zhurma vazhdon prej shumë kohe dhe të gjitha kurat që janë tentuar kanë rezultuar të padobishme. Natyrisht, kur zhurma shfaqet për herë të parë , duhet të sillemi ndryshe, meqënëse në majft raste mund të gjendet një zgjidhje e përshtatshme. Prandaj:
Hiqni dorë nga çdo lëndë helmuese që ju është bërë zakon, edhe sikur kjo të bëhet në sasitë vogla. Hiqni dorë nga duhani, nga kafeja apo çaji i fortë, nga alkoolo si dhe nga medikamentet e zakonshme si ato kundër dhembjes së kokës, barnat antireumatikë, ata laksaivë dhe diuretikë(kini veçanërisht mendjen te barnat që merren me qëllim dobësimi dhe nga dietat që i shoqërojnë);
Evitoni çdo tentativë për t’u “kuruar vetë” duke i hedhur pika lëngu veshit apo duke e pastruar me garza të lagura, p.sh me vaj të nxehtë ose tretës të dyllit; çdo gjë e këtij lloji mund të jetë e dëmshme dhe të bëhet shkak përkeqësimi për shqetësimin;
Që në fillim drejtohuni tek mjeku i përgjithshëm për një kontroll të gjendjes shëndetësore, duke ju nënshtruar të gjitha analizave që ja sugjeron për një vlerëson më të mirë të gjendjes(analiza të urinës, gjakut, EKG, EEG (Ezhe), Fundus Oculi etj.);
Vetëm pasi janë nxjerrë të gjitha të dhënat e nevojshme të mësipërme, drejtohuni tek specialisti otolaringojatër, për një kontroll më të të thellë të gjendjes së veshit: analiza audiometrike, analiza otoneurologjike, radiografitë e rastit mund të na qetësojnë, së paku, për natyrën “beninje” të zhurmës dhe të përjashtojnë që dëgjimi është në rrezik ose mund të rrezik (në këtë rast bëhen kurat më të përshtatshme);
Sot synohet edhe zgjidhja e problemit kurativ me “elektrostimilimin transkutan: vendosen elektroda të vogla aty ku pacienti ankohet për akuten; valët elektrike që emeton një stimulues krijojnë në këtë zonë një “paradhembje”, të lehtë, intensiteti dhe frekuenca e këtij stimuluesi rregullohen nga vetë pacienti. Kështu nervi akustik “lodhet” dhe nuk e ndjen më zhurmën bezdisëse;
Dhe e fundit , nëse është tentuar gjithçka në planin diagnostik dhe terapeutik dhe ka dhënë rezultat negativ, mund t’i drejtohemi edhe psikiatrit për t’u ndjekur prej tij për njëfarë kohe dhe për të marrë psikomedikamente me efekt qetësues (të tillë që të zbehin ndjeshmërinë subjektive të shqetësimit dhe për lehtësimin, nëpërmjet rifitimit ose krijimit të një ekuilibri të brendshëm më të mirë, pranimin e tij si shqetësimet e tjera të pafund të jetës së përditshme).


