Çfarë thotë gjuha për shëndetin tuaj

Doni të dini nëse fryma juaj vjen erë të keqe? Thjesht nxirrni gjuhën jashtë dhe shiheni në pasqyrë, thonë dentistët ekspertë.

Dr. Harold Katz, dentisti dhe themelues i Klnikës Kaliforniane të Frymëmarrjes, thotë se gjuha e një personi mund të tregojë nëse fryma e tyre ka erë të keqe. Gjuhët fshehin shumë baktere, që çojnë në frymë të keqe. Në librin e tij të fundit, Katz shpjegon se ç’thotë gjuha për shëndetin.

GjuhaBakteret shkaktojnë erë të keqe: Era e keqe e gojës është rezultat i miliarda baktereve që hanë proteinat e mbetura në gojë dhe që i konvertojnë në mbeturina me bazë sulfuri (që vijnë erë të keqe). Goja është e gjallë me organizma të gjallë – baktere që jetojnë dhe rriten në një ambient të ngrohtë e të errët. Disa nga këto baktere janë të mira, sepse e ndihmojnë trupin t’u rezistojnë infeksioneve dhe të tresin proteinat. Baktere të tjera mund të jenë të dëmshme, duke çuar në dhimbje fyti e infeksione veshi.

Si ndikon gjuha në erën e keqe?

Gjuha është si një “hartë”. Diferencat në të mund të ndikojnë në shkallën e frymës së keqe. Zakonisht, sa më e ashpër gjuha, aq më e madhe mundësia për të pasur probleme me erën e gojës. Disa gjuhë kanë gropa ose çarje të thella. Gjuhët e çara priren për të pasur erë të keqe, pasi bakteret gjejnë ambientin e duhur për t’u shumuar. Një veshje e bardhë ose e verdhë në gjuhë tregon mbetje të krijuara nga bakteret e lidhura me erën e keqe.

Disa gjuhë kanë papillae (fibra në sipërfaqen e gjuhës), të cilat janë pak më të gjata se normalja. Sa më të gjata fibrat, aq më e ashpër paraqitja e gjuhës. Këto gjuhë nuk duhen pastruar me kruajtëse.

Pasta e dhëmbëve dhe lëngjet çojnë në erë të keqe

Kushdo është i prekur nga era e keqe e gojës: edhe përdoruesit e rregullt të furçave dhe fillit dentar. Ka të bëjë më shumë me atë që hani, mjekimet që merrni dhe zakonet tuaja sesa me higjienën orale. Këto baktere janë gjithnjë në gojën tuaj, por në numër të kufizuar, pasi trupi ka mënyra për t’i mbajtur nën kontroll. Ndonjëherë mbrojtja natyrale s’është e mjaftueshme. Ndaj edhe ata që kanë higjienë të mirë orale mund të kenë probleme me erën e gojës./ Përgatiti për gazeta “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet