Çfarë tregojnë gumëzhimat në vesh?! Cilat janë shkaqet dhe simptomat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Tingujt e ndryshëm në vesh mund të jenë një shenjë e çrregullimeve në organizëm. Disa prej këtyre çrregullimeve që japin gumëzhima apo tinguj të ndryshëm në vesh janë tensioni i lartë i gjakut, aktiviteti i ulët i gjendërs tiroide etj. Nëse zhurma në vesh shoqërohet me dhimbje apo qelb, janë shenjë e infeksioneve të veshit. Nëse tingëllimat në vesh shoqërohen me marramendje, mund të tregojnë për sëmundje neurologjike.

Zhurmat e ndryshme në vesh përveçse janë të bezdisshme mund të kenë ndikim edhe në punën apo marrëdhëniet personale sepse mund të çojnë në çrregullime psikologjike apo humbje të dëgjimit. Në rastet kur zhurma në vesh krijohet për shkak të infeksioneve të ndryshme, ajo mund të zhduket menjëherë pasi sëmundjatë shërohet. Ja disa nga shkaqet që çojnë në gumëzhimë të veshit:

  • zhurme ne veshKrijimi i dyllit në vesh
  • Tumor i nervit të dëgjimit
  • Ekspozimi ndaj tingujve me zë të lartë
  • Medikamente të ndryshme, që mund të kenë këtë efekt anësor
  • Dëmtimi i veshit për shkak të moshës
  • Sëmundja Meniere
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Alergjia
  • Anemia
  • Aktiviteti i ulët i gjendrës tiroide
  • Stresi etj

Ju lutem nëse vëreni një problem të tillë për disa ditë dhe gjendja nuk ju përmirësohet, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. / ëëë.shendeti.com.al / Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë