Çfarë tregojnë këmbët për shëndetin tuaj

Shenjat e para që jeni sëmurë mund t’i vini re tek këmbët.

Këmbët janë ndoshta pjesa më e nënvlerësuar e trupit kur bëhet fjalë për shëndetin në përgjithësi. Njerëzit u kushtojnë vëmendje vetëm kur kanë infeksione fungale, kruarje apo flluska. Por, e vërteta është se këmbët tregojnë shumë mbi atë ç’po ndodh me trupin tuaj, nga sëmundjet serioze, si diabeti, e deri tek sëmundje më pak problemtike, si dehidratimi. Secila këmbë ka 33 nyje, 100 gilcë, muskuj, nerva dhe enë gjaku, që lidhen me zemrën, trurin dhe shtyllën kurrizore.

Kushtojini vëmendje dhimbjes së këmbëve, nëse doni të zbuloni sa më parë sëmundje vdekjeprurëse. Ato janë më larg zemrës, prandaj janë të fundit që marrin gjak të freskët, por janë të parat që tregojnë nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut.kembe

Këmbë shumë të thatë – Këmbët mund të jenë të thatë sepse është dimër, por edhe për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut, si pasojë e sëmundjes së arteries periferike. Lëkura shumë e thatë është shenjë e problemeve të tjera, si infeksioni mikotik i këmbës ose reaksioni alergjik.

Shumë ngërçe – Shkaku kryesor është dehidratimi, por mund të jetë edhe mungesa e magnezit (i cili është i rëndësishëm për 300 funksione të trupit), kalciumit apo e kaliumit. Sigurohuni të konsumoni shumë minerale çdo ditë.

Këmbë të ftohtë – Nëse i keni këmbët të ftohtë gjatë gjithë kohës, atëherë keni probleme me tiroidet. Trupi mund të mos prodhojë mjaftueshëm hormone për të rregulluar metabolizmin. Në këtë rast, ai nuk ka aftësinë e duhur për të prodhuar nxehtësi, prandaj i keni këmbët dhe duart të ftohta gjatë gjithë kohës.

Plagët shërohen me vështirësi – Kjo shenjë tregon se keni diabet. Plagët që nuk shërohen janë tregues i varfër i qarkullimit të gjakut. Rritja e nivelit të sheqerit të gjakut shkakton dëmtim nervor, duke ndaluar transportimin e gjakut në këmbë. Për këtë arsye nuk shërohen plagët.

Mpirje – Ndjesia miza-miza tek këmbët është një tjetër shenjë e diabetit. Mpirja është gjithashtu shenjë e nevropatisë periferike, që të çon tek diabeti, pasi sheqeri i tepërt në gjak bën që nervat të mos funksionojnë siç duhet.

Thonj të zverdhur – Ndryshimi i lëkurës vjen si shkak i sëmundjes kërpudhore të lëkurës. Ka raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrë edhe për shkak të problemeve me frymëmarrjen, që shkakton mbajtje fluide, duke krijuar kështu ënjtje në krahë dhe këmbë.

Nyje të fryra – Shumë njerëz mendojnë se nyjet e fryra krijohen si pasojë e ecjeve të shumta. Në fakt, ata tregojnë diçka më serioze në lidhje me shëndetin, si për shembull probleme me veshkat. Veshkat filtrojnë lëndët ushqyese. Por nëse nuk funksionojnë siç duhet, trupi krijon mbajtje fluide, veçanërisht në nyjet e këmbëve.

Vijat e kuqe poshtë thonjve – Nëse shikoni një vijë të kuqe, mendoni për zemrën. Vijat e kuqe janë shenjë e një infeksioni në zemër. Enët e gjakut mund të jenë çarë si rezultat i mpiksjeve të vogla të gjakut, duke dëmtuar kështu kapilarët poshtë thonjve.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: MSN

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj