Çfarë tregon cikli menstrual për jetëgjatësinë e femrave?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Puberteti në moshë të vonë nuk duket edhe aq e bekuar, sidomos nëse je e rritur dhe të gjitha bashkëmoshatarëve të tuaja u është formuar gjoksi, megjithatë, një studim nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, thotë se mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Gjatë studimit, të publikuar tek revista ‘Menopause’, hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat nga Nisma e Shëndetit të Grave, pas një analize afatgjate që iu është bërë 16 mijë grave amerikane të cilat kishin hyrë në fazën e menopauzës.

Rezultatet e këtij studimi: Femrave që iu vijnë menstruacionet në moshën 12 vjeç ose më vonë dhe kalojnë në menopauzë mbi moshën 50 vjeç, kanë më shumë shanse që të festojnë ditëlindjen e 90-të.

“Ekipi jonë zbuloi se femrat të cilat iu vijnë menstruacionet në moshë më të madhe ishin më pak të rrezikuara nga probleme të caktuara shëndetësore, si sëmundjet koronare të zemrës, dhe ato që hyjnë në menopauzë në moshë më të vjetër kanë më shumë gjasa që të jenë në gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh autori kryesor i studimit,  Aladdin Shadyab, gjatë një deklarate për shtyp.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë lidhjet reciproke “mënyrë jetese e shëndetshme = cikël menstrual normal = një jetë e gjatë dhe e shëndetshme”.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet