Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund ta mbajë mend çfarë flet në gjumë. Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se të folurit në gjumë janë fjali të shkurtra dhe pa sens që zgjasin një ose dy sekonda, sepse ndodhin gjatë një momeneti kur truri nuk është i ndërgjegjshëm.

Çfarë është Të Folurit Në Gjumë

Bëhet fjalë për mërmëritje ose edhe për dialogje edhe pse gati pa kuptim.

Ky fenomen vihet re kryesisht te fëmijët dhe te meshkujt, por gjithsesi nuk konsiderohet një problem shëndetësor.

Të folurit në gjumë ndodh edhe në fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve) edhe në fazën jo -REM.

Kur e folura ndodh në fazën REM, fazë kur njeriu sheh ëndrra, goja dhe kordat vokale që janë jo aktive gjatë gjumit, ndizen papritur dhe fjalët që thuhen në ëndërr, i thoni me zë.

Çfarë e Shkakton Të folurin në Gjumë?

Tek të rriturit, e folura në gjumë shkaktohet kryesisht nga stresi, depresioni, problemet me pagjumësinë apo alkoli.

Te fëmijët mund të jetë tregues edhe i temperaturës.

Në shumë raste, mund të jetë edhe e trashëguar dhe mund të këtë lidhje me probleme të tjera të gjumit si apnea e gjumit, somnambulizmi, probleme me tretjen etj.

Kur duhet të kryeni vizitë mjekësore?

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse e folura në gjumë është shumë e shpeshtë që ju prish gjumin, duhet patjetër të kunsultoheni me një mjek.

Në disa raste, e folura në gjumë mund të ndodhë për shkak të një problem psikologjik. Mjeku duhet t’ju bëjë një kontroll të përgjithshëm.

Si Trajtohet E folura në Gjumë?

Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për trajtim të mirëfilltë. Por gjithsesi, nëse çështja bëhet shqetësuese duhet të konsultoheni me një mjek.

Si Ta Parandaloni?

Duhet te keni parasysh të evitoni gjithçka që keni bërë në netët kur keni folur në gjumë. Pra për shembull nëse keni ngrënë vonë, keni pirë alkol e të tjerë. Mos flini vonë dhe ruani një rutinë të mirë oraresh gjumi. Mundohuni të mos stresoheni dhe të mos hani ushqime të rënda para se të flini. Kujdes me pilulat për gjumë pasi mund të shkaktojnë probleme, në varësi të organizmit. Mos pini kafe në orët e vona

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj