Chat-et me telefona dëmtojnë shëndetin

tel 1Mesazhet chat, lundrimi dhe mediat sociale janë të përdorur masivisht nga njerëzit në ditët e sotme. Telefonat smartphone ofrojnë të gjitha këto aplikacione që duket se janë të dëmshëm për shëndetin. Sidomos për pulsin, siç ishte rasti i një gruaje spanjolle në vitin 2013 e cila përfundoi në spital pasi kishte kaluar 6 orë duke dërguar mesazhe. Rasti në fjalë shtyu dhe revistën shkencore “Lancet” që të realizojë një studim që nxori në pah rreziqet e inflamacionit për kë përdor më shumë seç duhet celularin.

Ky lloj problemi shkaktohet nga përdorimi i tepruar i telefonit. Sipas këtij studimi, orët e shumta duke dërguar mesazhe shkaktojnë dëmtime në kyçet e duarve, siç mund të jenë inflamacione të forta të ligamenteve.
Është revista shkencore “Lancet” që flet për herë të parë për këtë lloj patologjie. Spunton e mori pikërisht nga 34-vjeçarja spanjolle e cila gjatë ditës së Krishtlindjes kishte kaluar 6 orë duke dërguar mesazhe urimi. Të nesërmen, gruaja ndjente dhimbje torturuese tek kyçet. Në spital, mjekët zbuluan se ajo kishte inflamacion të një ligamenti në gishtin e madh.
Përveç një “diete” nga celulari, spanjolles iu desh që të merrte ilaçe anti-inflamacion për disa ditë.
Ndaj kini kujdes, pasi mania pas smartphone-ve jo vetëm që dëmton shikimin dhe përqëndrimin tuaj, por rrezikoni të dëmtoni edhe kyçet e duarve.

 

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)