Çiftet rrezikojnë të mbeten pa fëmijë nëse konsumojnë këtë pije çdo ditë

Konsumimi i vetëm 1 pije të gazuar në ditë ul me më shumë se 30% probabilitetin që një çift të bëhen me prindër, sugjeron një studim i ri.

Burrat që konsumojnë 1 pije të gazuar në ditë ulin predispozitat e të bërit baba me 33%, ndërsa gratë që pinë 1 pije të gazuar dhe me sheqer në ditë janë 25% më pak të predispozuara të ngelen shtatzënë.

Studime të mëparshme kanë treguar se vezët dhe embrioni  nuk arrijnë të zhvillohen në ambiente me nivele të larta të glukozës në gjak. Sheqeri gjithashtu lidhet me disfunksionin erektil tek meshkujt.

“Autorja kryesore e studimit, dr. Elizabeth Hatch, nga Universiteti i Bostonit, thot: “Kemi zbuluar një lidhje mes konsumimit të pijeve të gazuara dhe me sheqer dhe fertilitetit të ulët, që ishte e vazhdueshme pasi kontrolluam edhe për disa faktorë të tjerë, si obeziteti, kafeina, alkooli, duhanpirja dhe cilësia e dietës së përgjithshme”.

“Çiftet që po planifikojnë të bëhen me fëmijë duhet të kufizojnë konsumimin e këtyre pijeve, pasi ato janë të lidhura edhe me efekte të tjera anësore”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?