Cilat janë frutat më të mirë për zemrën?

Blerina Bombaj, dietologe

Mollët
Mollët janë nje burim i shkëlqyer i vitaminës C, kuercitinës, pektinës, dhe fitosteroleve. Studimet klinike janë të pakta gjithsesi, dhe me rezultate konfliktuale. Në 2 studime të vogla në persona të shëndetshëm dhe në gra pas menopauze, konsumi i mollëve të thara pati ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe të tregueseve inflamator si CRP. Studime me kohëzgjatje me të shkurtër, nuk kanë arritur të tregojnë ndonjë efekt të dobishëm në persona me hiperkolesterolemi pavarësisht përmbajtjes së tyre në polifenole. Edhe pse “një mollë në ditë, doktorin e mban larg”, mund të jetë për shkak të zëvendësimt të ushqimeve të pashëndetshme me to. Është e nevojshme të kryhen më shumë studime shkencore për të përcaktuar efektet unike të mollëve.

Shalqiu
Shalqiu, shpesh mendohet si një ushqim që hidraton dhe ofron fibra bimore, por potenciali i tij është shumë më i madh se kaq. Te ky frut, përmbahen antioksiduesit likopen & lutein, si dhe aminoacidi L-citruline, i cili është një paraardhës i L-argjininës dhe kjo e fundit nevojitet në prodhimin e oksidit nitrik, një molekulë e çmuar për çlirimin e enëve të gjakut. L-citrulinane vecanti, ka demonstruar përmirësim të funksionit të ventrikulit të majtë. Deri më tani, studimet mbi efektet e shalqiut në shëndetin kardiovaskular jane të pakta, por të rëndësishme, pasi duket nje efekt i qartë i dobishëm në tensionin arterial dhe në cilësinë e mureve të brendshme të enëve të gjakut.

Shegët
Studimet kanë treguar se konsumi i një sasie modeste të lëngut të shegës (60 – 120ml/dite), ka efekte shumë të dobishme për shëndetin kardiovaskular, si ulje të presionit të gjakut, ulje të oksidimit të kolesterolit të keq LDL, ulje të kolesterolit, rritje të perfuzionit arterial koronar dhe ndoshta reduktim të trashësisë së shtresave (intima media thicknes – IMT) së karotides.
Pas konsumit 1-vjecar të lëngut të shegës, presioni i gjakut u ul me 12%, oksidimi i kolesterolit LDL u ul me 90% ndërsa IMT e karotides u reduktua me 30%, ndërsa aktiviteti i enzimës “paraoxonase -1” (PON-1), e cila asiston në mbrojtjen e kolesterolit nga oksidimi, u rrit me 83%.

Rrushi i kuq
Rrushi i kuq është i pasur në resveratrol, nje polifenol që ka rezultuar nga studime të kryera në kafshë, një mbrojtës i fuqishëm i shtresës së brendshme të enëve të gjakut. Edhe studimet në njerëz kanë evidentuar efekte kardioprotektive të resveratrolit.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital