Cilat janë masat parandaluese për zmadhimin e prostatës

Për gazetën “Shëndet+”, prof.dr. Alketa Koroshi

Prostata është një gjendër që ndodhet vetëm te meshkujt dhe është e vendosur poshtë fshikëzës së ujit. Ajo ka disa funksione. Prostata sekreton një lëng, i cili ndihmon dhe ushqen spermën. Vetë kjo gjendër rrethon kanalin e uretrës, që është tubi që nxjerr jashtë urinën nga fshika e ujit deri te maja e penisit.

Prostata e zmadhuarVetë zmadhimi me moshë i prostatës është pjesë e procesit të plakjes dhe nuk ka masa të vërteta parandaluese. Por duhet që pacienti të shmangë pirjen e lëngjeve pas orës 6 të darkës për të reduktuar urinimin e shpeshtë natën. Mirë është që të paktën të pihet një sasi normale lëngjesh, sipas ndjenjës së etjes që ka njeriu. Gjatë ditës pirja e mjaftueshme  e ujit ndihmon në parandalimin e infeksionit. Po ashtu, marrja e lëngut të kranberrit (boronicës) ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Duhet pasur parasysh se zmadhimi i prostatës nuk është kancer, as nuk e rrit mundësinë për kancer të prostatës, por nga ana tjetër mund të bashkë-ekzistojnë të dyja këto: edhe zmadhimi beninj, edhe kanceri i prostatës.

Në moshën 40-50 vjeç 25% e burrave kanë zmadhim të gjendrës së prostatës e në moshën 70-80 vjeç  80% e burrave e kanë këtë problem, por vetëm një në dhjetë veta kanë simptoma shqetësuese të prostatës e urinimit. Në Shqipëri mbi 100 mijë të moshuar kanë shenja që lidhen me zmadhimin e prostatës. Në vendin tonë afërsisht bëhen 1000 operacione në vit brenda e jashtë shtetit për heqjen e gjendrës së prostatës.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë