Cilat janë përparësitë e implanteve të dhëmbëve?

Dr. Sena Tarelli, stomatologe

Implantologjia sot po zë një vend të rëndësishëm në tendencën moderne të stomatologjisë. Dëmtimet në sistemin mastikator e më gjerë vijnë si pasojë e shkaqeve gjenetike, e sëmundjeve të ndryshme dentare (kariesi, paradontopatitë), traumat, infeksionet si dhe tumoret e ndryshme të regjionit oral dhe maksilofacial.

ImplantologjiJo rrallë këto dëmtime shoqërohen me dëmtime të nofullave ose defekte të harqeve dentare dhe të raporteve ndërnofullore, të funksioneve muskulare dhe të ATM e indeve për rreth. Për pasojë, kemi ndryshime të ndjeshme funksionale, estetike e jo rrallë psikologjike.

Sot implantet janë një metodë e preferuar për trajtimin  e dhëmbëve të hequr, sepse ato funksionojnë identik  si dhëmbët natyralë dhe ndihmojnë strukturat kockore të nofullave në parandalimin e atrofisë nga humbja kockore.

Humbja e dhëmbëve është një problem shëndetësor i madh, por protezat dhe urat në stomatologjinë klasike nuk janë përgjigja e duhur. Urat e porcelanit kërkojnë sakrifikimin e dhëmbëve të mirë që të shërbejnë si kulte të urës. Pacientët e kanë të vështirë të ruajnë higjienën dhe si rezultat urat mund të bien. Protezat e lëvizshme mund të lëvizin dhe në disa raste pacientet mësohen me vështirësi të ushqehen dhe të flasin.

Evidencat shkencore tregojnë se për pacientë edetuloz në nofullën e poshtme, protezimi fiks mbi implante është më superior krahasuar me protezat e lëvizshme. Buletine të shumë institucioneve shëndetësore botërore, bazuar në statistika, paralajmërojnë  se sëmundjet e dhëmbëve po shndërrohen në një epidemi të heshtur.

Qëllimi përfundimtar i stomatologjisë moderne është të rivendosë sistemin stomatognatik në funksion normal në aspektin shëndetësor, fonetik, estetik, pavarësisht nga atrofitë, traumat apo sëmundjet.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare