Cilat janë pesë gjërat që e prishin gjumin tuaj?

Vështirësia për të fjetur mund të jetë e njohur për ju. Por cilat janë shkaqet? Më poshtë po ju tregojmë për pesë gjërat kryesore të cilat ndikojnë shumë në cilësinë e gjumit që keni, tepër i rëndësishëm për ditën e nesërme dhe jetesën e shëndetin tuaj.

pagjumesiZhurmat

Ndërsa shtrihemi për të fjetur, mund të ndihemi të përgjumur. Gjithsesi truri ynë është ende aktiv, ndaj zhurmat rrotull mund të na shqetësojnë jo pak. Ndërsa shtrihemi, pjesa e trurit e quajtur hipotalamus fillon të bllokojë rrjedhën e informacionit nga shqisat tona tek truri. Por sërish do të lejojë zhurmat, që të mund të zgjohemi. Rreth gjysmë ore më pas, shumica prej nesh futen në gjumë të thellë. Truri ynë përgjigjet më pak dhe është më e vështirë të zgjohemi. Por disa gjëra gjithnjë ia dalin të na zgjojnë: si për shembull, thirrja e emrit tonë me zë të lartë. Prishja e ciklit të gjumit ul cilësinë dhe sasinë e tij.

Rutinë jo e rregullt

Të gjithë kemi një orë trupi e cila na tregon kur jemi të lodhur. Ajo ndihmon në sinkronizmin e mijëra qelizave në trupin tonë, në një cikël 24-orësh të cilësuar si ritmi biologjik. Sinkronizuesi kryesor për orën e trupit tonë është drita. Sytë tanë reagojnë ndaj dritës dhe errësirë edhe kur qepallat i kemi mbyllur. Nëse flemë pak gjatë natës, sepse biem vonë dhe çohemi herët, ka shumë mundësi të kemi probleme.

Temperatura e gabuar

Temperatura e trupit tonë bie me gjysmë grade kur flemë. Kështu që ndërsa afrohet ora e gjumit, ora e trupit tonë bënë që enët e gjakut të duarve, fytyrës dhe këmbëve të hapen për të humbur nxehtësi. Por nëse kemi shumë ftohtë, është e vështirë të flemë. Ose nëse është shumë vapë, trupi nuk humbet shumë nxehtësi dhe gjithashtu do të kemi probleme.

Ngrënia apo pirja

Mund të jetë e vështirë të flemë nëse hamë ushqime si proshutë, djathë, arra apo pimë pijet që përmbajnë kafeinë apo alkool. Të gjitha këto shërbejnë si stimulues të trurit.

Stresi

Stresi është armiku i gjumit. Në shtrat, mendja jonë është e lirë të sorollatet dhe ankthi për gjumin do ta përkeqësojë situatën. Është e vështirë që kuptoni sa kohë keni kaluar kur po rrini zgjuar në errësirë, duke pritur t’ju zërë gjumi. Ekspertët e gjumit thonë se është më mirë që njerëzit me këto probleme të çohen dhe të bëjnë një aktivitet që e largon mendjen nga stresi (si zgjidhja e një fjalëkryqi) para se të përpiqen sërish të flenë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës