Kryefaqja Box 2 Cilat janë sëmundjet më vdekjeprurëse dhe a mund të parandalohen ato

Cilat janë sëmundjet më vdekjeprurëse dhe a mund të parandalohen ato

0
Shpërndaje

Përgatiti për gazetën “Shendet +”: E. B

Kur njerëzit mendojnë për sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, mendja mund të shkojë tek ato që veprojnë shpejt, janë të pashërueshme dhe shkaktojnë më shumë vdekje në mbarë botën. Por në fakt,  shumë prej sëmundjeve nuk renditen në 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në botë dhe bëjnë pjesë në sëmundjet që përparojnë  ngadalë.

Ndoshta edhe më befasuese është se disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse janë pjesërisht të parandalueshme. Ja cilat janë ato dhe si mund t’i parandaloni:

Sëmundjet e zemrës

Sëmundja më vdekjeprurëse në botë është sëmundja e arteries koronare (CAD). E quajtur edhe sëmundja ishemike e zemrës, CAD ndodh kur enët që furnizojnë zemrën me gjak ngushtohen. CAD e patrajtuar mund të çojë në dhimbje gjoksi, probleme të zemrës dhe aritmi.

Sëmundjet e zemrës  mund të parandalohen me ilaçe dhe duke u kujdesur për ushqimin që konsumoni. Disa hapa që mund të ndërmarrni për të ulur rrezikun përfshijnë:

Ushtrimin e rregullt fizik

Peshë të ekujlibruar

Dietë të ulët në natrium dhe të lartë në fruta dhe perime

Shmangni duhanin

Shmangni alkoolin

Goditja

Goditja ndodh kur një arterie në trurin tuaj bllokohet. Kjo bën që qelizat e trurit të privuara nga oksigjeni të fillojnë të vdesin brenda disa minutave. Gjatë një goditjeje, ju ndjeni mpirje të papritur ose keni vështirësi për të ecur dhe për të parë. Nëse nuk trajtohet, një goditje mund të shkaktojë paaftësi afatgjatë.

Metodat e parandalimit të goditjes mund të përfshijnë kontrollin e presionit të lartë të gjakut me barna ose kirurgji. Ju gjithashtu duhet të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme, të plotë me stërvitje të rregullt dhe një dietë të shëndetshme që është e ulët në natrium. Shmangni pirjen e duhanit dhe kujdes me alkoolin, pasi këto aktivitete rrisin rrezikun e goditjes.

Infeksione në rrugët e frymëmarrjes mund të shkaktohen nga:

Gripi

Pneumonia

Bronkiti

Tuberkulozi

Viruset zakonisht shkaktojnë infeksione në rrugët respiratore. Ata gjithashtu mund të shkaktohen nga bakteret. Kollitja është simptoma kryesore e një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes. Infeksionet e patrajtuara mund të çojnë në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje.

Një nga masat më të mira parandaluese që mund të merrni kundër infeksioneve të frymëmarrjes është vaksina që duhet të bëni kundër pneumonisë. Lani duart rregullisht me sapun dhe ujë për të shmangur bakteret e transmetuara, veçanërisht para se të prekni fytyrën dhe para se të hani. Qëndroni në shtëpi dhe pushoni derisa të ndjeheni më mirë nëse keni infeksion respirator.

Kanceri i mushkërive

Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë më i zakonshëm (pas kancerit të gjirit).

Numri i vlerësuar i vdekjeve nga kanceri i mushkërive për vitin 2012 është 160.000 – numër i barartë me vdekjet nga prostata, pankreasi dhe kanceri i gjirit vënë së bashku.

Kanceri i mushkërive prek kryesisht njerëzit e moshuar. Ai është e rrallë në njerëzit nën 40 vjeç, por normat e kancerit të mushkërive rriten ndjeshëm me moshën. Kanceri i mushkërive është diagnostikuar më shpesh në njerëz që janë 70-74 vjeç.

Kjo sëmundje mund të parandalohet duke eliminuar duhanin nga përditshmëria.

Diabeti

Diabeti mund të prekë çdo njeri. Në diabetin tip 2, shenjat e tij mund të jenë më të zbehta apo edhe mund të mungojnë për shumë vjet.Por faktorë rreziku që favorizojnë shfaqjen e diabetit janë: Trashëgimia, apo personat me familjarë me diabet janë më të predispozuar apo kanë mundësi për të bërë diabet më shumë se te tjerët dhe kjo varet nga mënyra e tyre e jetesës;

Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak ,1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet. Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut. Mbajta e peshës nën kontroll. Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës. Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore. Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra,si fruta,zarzavate,etj. Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.

Alcajmer

Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10 %. Pas kësaj moshe përqindja e popullsisë që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën 85-vjeçare. Sipas specialistëve, sëmundja ka raste që lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Psh, pacienti mund të jetë me sindromën Doën. Probabiliteti i këtyre pacientëve me Doën, për t’u sëmurë edhe me Alzheimer pas moshës 40-vjeçare rritet shumë. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Përqindjet e popullsisë që kap janë të njëjta pothuajse në gjithë botën.

E mira është që pacienti të vizitohet tek psikisatri sa më shpejt kur të vërehen shenjat e para, dhe në bazë të dy llojeve të testeve ai mund ti vijë sado pak në ndihme pacientit./healthline.com

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here