Cilat janë sëmundjet që mund ta prekin tëmthin?

Nga mjeku Ilir Kajo

Do doja ta fillonim sqarimin me lëngun e tëmthit, një lëng tepër i domosdoshëm për tretjen e produkteve ushqimore që ne marrim nga goja. Lëngu i tëmthit ka një specifikë: tret yndyrnat.

guret ne temth 4Duhet të dimë se yndyrnat që marrim nëpërmjet ushqimit, nuk kalojnë në gjak ose në limfë ashtu siç janë. Ato zbërthehen deri në produktet përfundimtare të tyre, që janë acide yndyrorë dhe më pas thithen nga cipa e brendshme e zorrës për të kaluar në limfë. Nëpërmjet kësaj futen në qarkullimin e gjakut dhe shpërndahet për nevojat kalorike që ka individi.

Lëngu i tëmthit buron ose prodhohet nga qeliza e mëlçisë dhe nga këto qeliza, kanal pas kanali formohen kanale më të mëdha që çojnë në dy rrugë kryesore: të djathtë dhe të majtë të mëlçisë. Këtu grumbullohen si kolektorë nëpër këto kanale dhe lëngu depozitohet jashtë fshikëzës së tëmthit ose këto rrugë dalin jashtë mëlçisë dhe depozitohen në fshikëzën e tëmthit dhe nga fshikëza e tëmthit nëpërmjet impulseve që merr organizmi, nga yndyrnat që merr individi, kjo fshikëz e tëmthit, kontraktohet, mblidhet, shtrydhet dhe nëpërmjet kanalit kryesor të lëngut tëmthit derdhen në zorrën e hollë, në dounden për të tretur ato që vijnë nga goja.

Për pasojë edhe sëmundjet e tëmthit ndahen në dy grupe: sëmundje të rrugëve të tëmthit brenda mëlçisë dhe sëmundje të rrugëve të tëmthit jashtë mëlçisë. Nëse të parat kanë të bëjnë vetëm me qelizën burimore të hepatocidit ose me kanalet brenda mëlçisë, të dytat ndahen në: sëmundjet e tëmthit të rrugëve të mëlçisë dhe sëmundjet e tëmthit të fshikëzës së mëlçisë.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet