Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Sëmundjet autoimune janë të shumta. Sot njohim vetëm 80 sëmundje autoimune. A e dini që diabeti bën pjesë në sëmundjet autoimune? Përveç tij, janë gjithashtu edhe sindroma Goujerot-Sjogren, sëmundja e Crohn, polyarthrite rhumatoide etj. Lista është më e gjatë.
Sipas disa burimeve shkencore sëmundjet autoimune prekin rreth 5-6% të popullsisë. Ato janë në vendin e tretë në marrjen e sëmundjeve mjekësore pas kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ky nivel rritet në vendet industriale, ku femrat janë më të prekura.
Ekzistojnë shumë strategji për të mposhtur sëmundjet autoimune , por çdo njëra prej tyre kërkon një trajtim të veçantë dhe shumë të kujdesshëm. Megjithatë, edhe higjena vetjake mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Një hap tjetër për të trajtuar këto sëmundje është diagnostikimi në faza të hershme nëpërmjet shenjave të caktuara që secila nga sëmundjet lë në trup.
Humbje peshe drastike – Kjo është një nga treguesit më të zakonshëm të sëmundjeve autoimune. Pavarësisht nga burimi, duke humbur peshë pa iu nënshtruar ndonjë diete apo ushtrimeve fizike, nuk është e natyrshme. Kjo simptomë lidhet shpesh me sëmundjen celiac, sëmundje inflamatore e zorrëve.
Dhimbje muskujsh- Kjo simptomë gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të mprehtë dhe të përkohshme, por të përsëritur.
Performancë e dobët mendore – Nëse papritur bëhet e vështirë për dikë që të qëndrojë i fokusuar dhe i interesuar në diçka, mund të jetë si shkak i një sëmundje autoimune, si skleroza e shumëfishtë.
Lodhje ose shtim në peshë papritur – shtimi në peshë papritur dhe lodhja janë të lidhura edhe me disa çrregullime autoimune, si sëmundje celiac dhe hepatiti autoimun. Nëse ndiheni shpesh të lodhur, apo keni shtuar peshë në mënyrë të menjëhershme, duhet të konsultoheni me një mjek.
Dehidratim- thatësi në lëkurë, gojë dhe sy, mund të shkaktohen tek pacientët me çrregullime autoimune.
Rënie të flokëve apo probleme me lëkurën – Disa sëmundje autoimune si alopecia, mund të shkaktojnë hollim të flokëve. Ka edhe disa sëmundje që krijojnë arna në lëkurë. Për rënien e flokëve ka edhe arsye të tjera që nuk janë të lidhura me sëmundjet autoimune.
Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/https://shendeti.com.al

