Cilat janë shkaqet e hernies inguinale?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al

Përshëndetje. Jam një zotëri 50-vjeçar. Babai im është operuar nga hernia inguinale. Këto kohë edhe unë kam ndjerë sa shqetësime në fund të barkut. Më kanë thënë që mund të jetë hernie inguinale. Ju lutem, a mund ta di se çfarë e sjell këtë sëmundje? Pse krijohet hernia inguinale?

diarreaPërgjigjet për gazetën “Shëndet+” kirurgu Arben Beqiri

90% e hernieve të murit të barkut janë hernie inguinale. Ato shihen më shpesh tek meshkujt. Disa hernie inguinale krijohen për shkak të mosmbylljes së kanalit inguinal që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal në një periudhë më të vonë të jetës (hernie inguinale indirekte).

Një lloj tjetër i hernieve krijohet për shkak të dëmtimit (çarjes) të muskulit të barkut: herniet direkte. Herniet e kërthizës janë herniet që dalin nga gropëza e kërthizës. Edhe gropëza e kërthizës ashtu sikurse kanali inguinal është një pikë e dobët e murit të barkut që nga lindja; më shpesh shihet tek femrat. Herniet përreth kërthizës shihen rrallë dhe duhet të menaxhohen si herniet e kërthizës.

Herniet incizionale shfaqen në zonën e incizionit (prerjes) nga operacioni i menjëhershëm.

Terapia e të gjitha hernieve të murit të barkut është kirurgjikale.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?