Cilat janë simptomat e kisteve në mitër dhe kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?

 Nga doktoresha Kozeta Mustafaraj:

Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse japin, ato përfshijnë:
bark1-Çrregullime menstruale
-Dhimbje pelvike – një dhimbje konstante ose e herëpashershme, e bezdisshme dhe që përhapet në zonën lumbare ose në kofshë.
-Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
-Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale.
-Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët.
-Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.

-Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
-Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës. çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plotë të saj.

Duhet kërkuar ndihmë mjekësore në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta, dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella, kur ka shenja të shokut, si p.sh.: ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohtë dhe e lagësht.

Postime të ngjashme

Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm