Cilat janë simptomat e sëmundjes ishemike?

Rezar Deveja, kirurg kardiovaskular

Simptomat nuk janë të njëjta tek të gjithë të sëmurët. Tek dikush mund të shfaqen disa prej tyre, ndërsa tek dikush tjetër mund të paraqiten të tjera.

zemraMë të shpeshtat janë:

  • Dhimbja e kraharorit (angina pektorale). Shpesh kjo dhimbje shtrihet në drejtim të qafës ose të shpatullës. Mund të shoqërohet me dhimbje ose me mpirje të duarve. Kjo ndodh sepse arteriet nuk dërgojnë në muskulin e zemrës sasinë e duhur të gjakut. Karakteristike është se dhimbja lehtësohet ose pushon kur ndalojmë aktivitetin fizik. Nganjëherë angina mund të paraqitet dhe si dhimbje stomaku.
  • Lodhje e përgjithshme
  • Rrahje të kraharorit
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Aritmi të ndryshme

Pothuajse 25% e të sëmurëve mund të mos ndiejnë fare dhimbje gjoksi ose simptoma të tjera, pavarësisht nga fakti se zemra e tyre kalon ishemi. Ky rast quhet “anginë e heshtur” dhe ndodh kryesisht tek të sëmurët diabetikë, por përmban të njëjtin rrezik për atak në zemër, sikurse angina simptomatike. Nëse mbi sipërfaqen e pllakës atherosklerotike krijohet tromb (gjak i mpiksur), atëherë arteria bllokohet plotësisht, duke shkaktuar vdekje të pariparueshme të muskulit të zemrës, që quhet infarkt i miokardit.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare