Cilat janë simptomat e sëmundjes së veshkave polikistike?

Në fakt, shumë njerëz nuk janë të diagnostikuar me sëmundje të veshkave polikistike, sepse ata nuk kanë asnjë simptomë ose kanë shumë pak simptoma.

Shpesh shenja e parë e sëmundjes së veshkave polikistike është tensioni i lartë i gjakut, prania e  gjakut në urinë ose një ndjenjë dhimbjeje rënduese në pjesen e prapme, anash apo në bark.

gure ne veshkaTensioni i lartë i gjakut ose hipertensioni prek 60% – 70% të pacientëve me sëmundje të veshkave polikistike. Në sëmundjen e veshkave polikistike duket se shkaku më i mundshëm i hipertensionit është  ngushtimi/shtrëngimi i enëve të gjakut.

Nëse nuk trajtohet me kujdes, presioni i lartë i gjakut dëmton veshkat, zgjeron zemrën dhe mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në këto organe.

Dhimbja  kronike është një nga problemet më të zakonshme të njerëzve me sëmundje të veshkave polikistike. Dhimbja është zakonisht dorsale ose laterale dhe, sipas rastit, e pranishme edhe në stomak. Dhimbja mund të jetë e përhershme, e butë, që kërkon vetëm një qetësues të lehtë, si: paracetamol. Por në shumë raste ajo mund të jetë konstante dhe mjaft e fortë.

Pothuajse 50% e pacientëve me sëmundje të veshkave polikistike kanë gjak në urinë. Kjo quhet “hematuria”. Urina mund të duket ngjyrë rozë, e kuqe ose ngjyrë kafe. Mund të ndodhë edhe kalimi  i sasive të vogla të qelizave të kuqe të gjakut në urinë, e cila vihet në dukje vetëm përmes mikroskopit. Kjo përcaktohet si hematuria mikroskopike. Gjaku në urinë mund të zgjasë një ditë a më pak, ose gjakderdhje mund të zgjasë për disa ditë.

Infeksioni i  traktit urinar është tjetër shenjë që vihet re në klinikën e kësaj sëmundjeje e shkaktuar nga baktere që kanë depërtuar në vezikën urinare, në veshka ose në kist. Infeksioni zakonisht fillon në fshikëz, kalon në uretër dhe  mund të përparojë deri në veshka. Infeksioni është shumë më i shpeshtë te gratë sesa te burrat.

Simptoma më e shpeshtë e infeksionit urinar është dhimbje ose djegie dhe/ose nevoja të shpeshta për të urinuar, edhe pse ka vetëm sasi të vogël të urinës. Kur infeksioni është në veshka apo në një kist, ju mund të keni edhe shfaqjen e  etheve të papritura, të dridhura dhe dhimbje në shpinë apo anash.

Një tjetër shenjë është prania e gurëve në veshka, të cilët janë në një përqindje që variojnë nga 20% në 30% në pacientët me veshkë polikistike krahasuar me përqindje që variojnë nga 8% në 10% në popullatën e përgjithshme. Prania e përqindjes së lartë të gurëve në veshka te këta pacientë mund të jetë si rezultat i bllokimit të tubave, të cilët nuk lejojnë kalimin normal të urinës.
Simptomat e gurëve në veshka janë: dhimbje të forta në shpinë, anë ose ijë. Shpesh mund të ketë gjak në urinë përgjatë kalimit të gurit nëpër rrugët urinare.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?