Cilët faktorë ndikojnë në nivelin e tolerancës së stresit?

Nga fizioterapisti Petrit Drini

Është e nevojshme të njohim kufirin tonë të stresit. Kur kemi shumë stress? Çdo njëri prej nesh është i ndryshëm. Disa njerëz janë në gjendje të përballojnë situata mjaft të vështira, disa të tjerë frustrohen për gjëra mjaft të vogla dhe disa të tjerë eksitohen nga situata mjaft stresuese. Ka njerëz që funksionojnë mjaft mirë kur punojnë nën stres.

stres panikAftësia juaj për të përballuar stresin varet nga shumë faktorë, ku përfshihet: cilësia e marrëdhënies, pikëpamja juaj e përgjithshme mbi jetën emocionale, intelektuale dhe aspekti gjenetik.

Cilët faktorë ndikojnë nivelin e tolerancës së stresit?

Ka disa faktorë. Të tillë janë:

Rrjeti i miqve, familjes, kolegëve që mund të shërbejnë si zonë mbrojtje nga efektet e stresit.

Ndjesia e kontrollit. Është më e lehtë përballimi i stresit kur keni një vetëbesim dhe aftësi të ndikoni mbi ngjarjet që shkaktojnë stres.

Qëndrimi dhe opinioni juaj: Njerëzit optimistë janë shpesh më të guximshëm në situata stresuese. Ata kanë tendencë për të përqafuar sfida, kanë një ndjenjë të fortë të humorit dhe pranojnë se ndryshimi është pjesë e jetës.

Aftësia e të menaxhuarit të emocioneve. Stresi është një përjetim dhe do të përjetohet shumë keq nëse nuk dimë të qetësojmë veten. Aftësia për të sjellë emocionet në balancë fitohet në vite dhe varet nga përvoja e jetës.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë