Cilët janë faktorët që çojnë drejt infertilitetit?

bebe 2Përgjigje për “Shëndet+” nga mjeku Erlin Kurti:

Faktorët që çojnë drejt inferitilitetit janë të shumtë. Faktori moshë është një faktor i rëndësishëm që ndikon në infertilitet. Mbi moshën 35 vjeç fertilizimi bie (koncepsioni ose ngjizja) në një masë të konsiderueshme tek femrat. Faktorë infertiliteti konsiderohen abortet e kryera më parë, infeksione të ndryshme të traktit gjenital, veçanërisht ata që shkaktojnë edhe mbyllje të tubave ose okluzion tubar. Janë sëmundje të ndryshme të aparatit gjenital për shembull tumore të ndryshme të aparatit gjenital, duhanpirja etj.

Infertiliteti mashkullor ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e qelizave mashkullore (spermatozoideve), e numrit të tyre, shpejtësisë etj, ku përveç sëmundjeve të ndryshme sistemike si varigocila, kalimi i disa sëmundjeve infektive parotiti, ndërhyrjet kirurgjikale në moshë të vogël dhe dëmtimet që mund të shkaktohen në rrugët spermatike, alkooli, duhani, përdorimi i lëndëve narkotike.

Faktorë risku për infertilitet është gjithashtu edhe fillimi i hershëm i jetës seksuale, po ashtu multipartneriteti, mospërdorimi i prezervativit, shtatzënitë e padëshiruara në rininë e hershme, martesat e vona ku në vendin tonë po ndodh që për shkak të karrierës çiftet vendosin ta nisin jetën në moshë pak më të vonshme që është 30-35 vjeç.

Mosha më e mirë fertile është ajo 20-30 vjeç.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?