Cilët janë faktorët që e shkaktojnë ulcerën?

Ilir Kajo1Nga mjeku Ilir Kajo:

Sëmundja ulceroze gastroduodenale ka disa faktorë etiologjikë që janë mirë të përkufizuar: shkaktari më i shpeshtë, si i ulcerës në stomak dhe i duodenit (sepse këto të dyja kanë vende që bashkohen dhe ndahen), është infeksioni nga një lloj mikrobi që quhet helikobakter pylori.

Fillimisht ky bakter shkakton një inflamacion akut, më pas kronik dhe më tej ulcerën. Tashmë është vërtetuar që infeksioni nga ky lloj mikrobi është përgjegjës dhe për shkaktimin e kancerit në stomak. Helikobakter pylori vendoset midis cipës jargore të stomakut dhe epitelit të tij. Mënyra e infektimit është nga goja. Më shpesh ky infektim ndodh në vendet me higjienë të ulët dhe nivel të ulët social dhe ekonomik.

Shkak tjetër është marrja për një kohë të gjatë të ilaçeve antiinflamatore josteroidiene dhe steroidiene.

Jo steroidien janë preparatet që përdoren me bollëk nga popullata si të përshkruar nga mjekët dhe vetë pacientët siç është voltareni, ketoprofeni, aspirina, plaviksi. Gjithë preparatet që janë antiinflamatorë hollues të gjakut kanë një veprim shumë agresiv mbi stomakun, qoftë si lokalisht mbi murin, qoftë dhe në mënyrë sistemike nëpërmjet veprimit të tyre, nëpërmjet gjakut.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare