Ç’lidhje ka pesha ime me hipertensionin?

Hipertensioni njihet zakonisht si Presioni i Lartë i Gjakut. Ai është një gjendje shëndetësore kronike në të cilën presioni i gjakut qëndron i rritur. Hipertensioni nuk ka simptoma specifike dhe quhet “vrasësi i heshtur”.

hipertension 1Të qenët mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çojë në infarkt, insufiçencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insufiçencë renale – sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Kështu, nëse i kushtoni vëmendje peshës suaj, kjo mund t’ju ndihmojë të keni një shëndet më të mirë në përgjithësi.

Të qenët mbi peshë është një shqetësim i ditës në të gjithë botën. Mbi 1 miliardë të rritur në të gjithë botën janë mbi peshë, nga të cilët rreth 300 milionë janë obezë./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë