Blerina Bombaj, dietologe
- 1 kupë e gjysmë lajthi të qëruara dhe të pjekura në furrë për 15 min
- 200gr çokollatë fondente të shkrirë ne 1/2 gotë qumësht natyral
- 6 lugë qumësht kokosi kremoz ose krem qumështi
- 2 lugë gjalpë kokosi ose gjalpë natyral
- 2 lugë të mëdha sheqer nga kallam sheqeri
- 1 lugë të vogël kanellë pak vanilje dhe pak kripë
Përgatitja
- Shkrini çokollatën fondente në qumësht në zjarr mesatar
- Në një grirës thërrmoni lajthitë e pjekura
- Shtoni te lajthitë e grira qumështin e kokosit, gjalpin e kokosit, kanellën dhe çokollatën e shkrirë
- Shtoni në fund pak kripë dhe bluani deri sa te formohet masa kremoze.
*Për shije më të veçantë, mund të shtoni lëkura portokalli, piper të kuq të ëmbël, gjethe mente dhe spec të kuq djegës – pluhur.
Shoqërojeni kremin me bukë integrale, banane ose luleshtrydhe.


