Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Ankthi dhe çrregullimeve të tjera emocionale duhet t’i jepen më shumë vëmendje në kërkimet e shëndetit mendor spese ato janë më të zakonshme nga se mendojnë dhe po çojnë në një çrregullim global.
Shkëncëtarët nga Universiteti i Kembrixhit thanë se të rinjtë nën moshën 35 vjeç, sidomos gratë, që kishin probleme shëndetësore ishin kryesisht të prekur nga çrregullimet emocionale. Shkencëtarët gjetën se 1 në 100 njerëz ishin të prekur nga gjendjet ankthioze. E thënë në shifra të tjera, sipas 48 studimeve të bëra për shëndetin mendor, u konstatua se rreth 60 milionë njerëz prekeshin nga çrregullimet emocionale dhe ankthi çdo vit në Europë.
Amerika e Veriut i ka shifrat edhe më të larta, 8 në 100 njerëz. Sipas hulumtuesve çrregullime të tilla çojnë në depresion dhe probleme mendore.
Çfarë është çrregullimi i ankthit?
Ankthi është konsideruar një ndjenjë komplekse që përfshin merakun, frikën, panikun, mërzinë dhe mund të bëhet kronik e të ndikojë në jetën e përditshme. Shpesh ankthi shkakotn rritje të presionit të gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës etj.
Globalisht, gratë vuanin 2 herë më shumë se burrat nga këto çrregullime. Sipas studimeve rreth 32% e njerëzve me sklerozë të shumfishtë kishin dhe çrregullime ankthi dhe 15-23% e pacientëve me kancer vuanin nga ky çrregullim gjithashtu.
Burimi: BBC news


