Çrregullimet e tretjes, trajtimi përmes ilaçeve dhe ushqimit

Bisedoi: Elona Tereziu

A jeni ndjerë ndonjëherë të tejngopur edhe pas vakteve jo të bollshme? Keni përjetuar diskomfort epigastrik ndonjëherë dhe dhimbje që zgjasin të stimuluara nga ngrënia? Egziston një term mjekësor që përmbledh këto simptoma dhe të tjera që njihet si dispepsi. Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe tregon për gazetën Shëndet + shkaqet më të shpeshta të dispepsisë si dhe kur duhet të drejtohemi tek mjeku, ndërkohë që thekson se neglizhenca shpesh herë mund të çojë dhe në komplikacione serioze që mund të rrezikojnë dhe jetën.

Doktoresha, cilët  janë shkaqet më të shpeshta të dispepsisë?

Shkaqet më të shpeshta të dispepsisë janë:

  • Ulcera gastrike ose duodenale
  • Gastriti
  • Gurët në tëmth apo rrugët biliare
  • Hernia hiatale
  • Patologji akute dhe kronike të pankreasit
  • Intoleranca ndaj laktozës
  • Medikamentet si antibiotikët qetësuesit e dhimbjes
  • Infeksioni nga Helicobacter Pylori
  • Stresi
  • Mbipesha
  • Obeziteti

Stili i jetesës ku përfshihen:

  • Konsumimi i vakteve të bollshme
  • Ngrënia me shpejtësi dhe pa e përtypur mirë ushqimin
  • Konsumimi i duhanit dhe alkoolit
  • Abuzimi me ushqime të pasura me yndyrë dhe pikante
  • Alergjitë nga ushqimet etj.

Cilat janë simptomat e dispepsisë funksionale?

Në pacientët e diagnostikuar me dispepsi funksionale është vërejtur çrregullim i lëvizshmërisë së pjesës së sipërme të traktit tretës dhe ndjeshmëri e rritur ndaj stimujve të dhimbshëm dhe tensionimit.

Ankesat më të shpeshta janë:

  • Dhimbje në regjionin epigastrik
  • Ndjesi fryrje
  • Ngopje e shpejtë edhe me vakte të vogla
  • Ndjesi rëndese në stomak që zgjat dhe stimulohet nga ngrënia
  • Gromësira
  • Ndjesi të vjelli dhe ndonjëherë edhe të vjella
  • Ndjesi djegie në kraharor dhe fyt me rrallë

Si vendoset diagnoza?

Diagnoza e dispepsisë funksionale është përjashtuese. Pacientit i merret anamnezë e hollësishme lidhur me ankesat, kohëzgjatjen e tyre, patologji të mundshme apo mjekime të marra së fundmi. Me pas vijohet me ekzaminime ndihmëse si:

  • Teste biokimike dhe gjak komplet
  • Eko abdominale
  • Ekzaminim i feces dhe urinës
  • Teste për detektimin e H.Pylori si testi i frymëmarjes apo feces
  • Fibrogastroskopi

Si trajtohet dispepsia?

Në rastet kur dispepsia ka shkak organik mjekohet patologjia bazë si trajtimi i ulcerës gastrike apo duodenale, trajtimi i litiazës biliare etj.

Përsa i përket dispepsisë funksionale trajtimi medikamentoz dhe modifikimi i stilit të jetesës janë dy modalitetet e trajtimit.

Trajtimi medikamentoz 

Antiacide  të cilët janë neutralizues të aciditetit si malox, gaviscon;

Preparate të cilët frenojnë prodhimin e acidit në stomak si ranitidina, omeprazoli etj.;

Medikamente të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut të quajtur prokinetike, si: metoklopramidi,domperidoni.

Çrrënjosja e H .Pylori me antibiotikë;

Antidepresantët;

Ndryshimi i stilit të jetesës

Vakte të shpeshta (5 herë në ditë) dhe në sasi të vogël;

Të hahet ngadalë dhe të përtypet mirë ushqimi;

Të reduktohen ushqimet shkaktare si të skuqurat, pikantet, të yndyrshmet, çokollatat, kafja etj;

Të mos konsumohet alkooli dhe duhani;

Nuk rekomandohet fjetja apo aktiviteti fizik menjëherë pas ngrënies;

Të korrigjohet mbipesha;

Të sigurohet gjumë i mjaftueshëm;/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
Gastroenteritet, virozat, diarrea dhe te vjellat e veres!
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur