Ja ç’thotë shkenca për ata që qeshin shumë!

Elena Beta

Njerëzit sot janë tepër të angazhuar. Ndonjëherë madje nuk kanë kohë për t’u ulur dhe për të menduar rreth gjërave më të rëndësishme se sa puna. Madje padashur harrojnë të bëjnë edhe gjënë më të rëndësishme: Të qeshin! E qeshura ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e mirë për të gjithë ne, sepse zvogëlon dhimbjen, rrit energjinë, forcon sistemin imunitar dhe na mbron nga efekti i keq i stresit të përditshëm. Mbi të gjitha, ajo është e lirë, zbavitëse dhe e lehtë.

Nëse qeshni çdo ditë, do të forconi imunitetin, do të ulni hormonet e stresit si dhe do të relaksoni muskujt, ulni rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe do të ndjeni më pak dhimbje.

Edhe shëndeti juaj mendor do t’ju jetë mirënjohës nëse filloni të qeshni më shumë. Më pak ankth dhe frikë, më pak stres.

Marrëdhëniet sociale gjithashtu do të forcohen më shumë dhe mundësitë për të krijuar konflikte do të reduktohen ndjeshëm.

Të gjitha këto të mira shëndetësore nuk kushtojnë, duhet vetëm të buzëqeshni!/ shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet