Ç’tregon ngjyra e urinës për shëndetin, sipas një gjinekologu

Blertina Koka

Një gjinekolog ka zbuluar çfarë tregon për shëndetin ngjyra e urinës. Sipas një gjinekologu nga Londra, dr. Luke Powles, nga Klinika Shëndetësore Bupa, ngjyra e urinës tregon për nivelet e hidratimit të njerëzve, ku ngjyra e errët paralajmëron se duhet të pini patjetër ujë.

Ndërsa e kuqja dhe hijet gri mund të jenë shenjë e një problemi të rëndë shëndetësor. Njerëzit duhet të konsumojnë 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë, dhe duhet të shmangin pijet që shkaktojnë dehidratim, si pijet e gazuara dhe alkooli.

Më poshtë, gjeni çfarë tregojnë ngjyra të ndryshme të urinës për mirëqenien e njerëzve.

E verdhë e zbehtë

Është ngjyra ideale e urinës që tregon se personi është mjaftueshëm i hidratuar. Një ngjyrë më e zbehtë se aq tregon se personi ka konsumuar më shumë ujë seç duhet. Kjo nuk është e dëmshme, megjithatë bën që të urinoni më shpesh.

E verdhë e errët

Urina në ngjyrë si mjaltë sugjeron se personi është i dehidratuar dhe duhet të konsumojë ujë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Jeshile

Edhe pse mund të jetë alarmuese, urina në ngjyrë jeshile është zakonisht e padëmshme dhe shfaqet si pasojë e konsumimit të ushqimeve të caktuara, si shparg apo ushqime të ngjyrosura me pigmente artificiale.

Ndërsa, në raste të rralla, urina në ngjyrë jeshile mund të jetë shenjë e një sëmundje të rrallë gjenetike të quajtur hiperkalcemia, që shkakton rritje jonormale të niveleve të kalciumit në gjak.

Urina në ngjyrë jeshile mund të jetë edhe efekt anësor i ilaçeve të caktuara.

E kuqe

Urina në ngjyrë të kuqe shfaqet gjithashtu për shkak të konsumimit të ushqimeve të caktuara, si panxhari. Mund të jetë edhe si pasojë e gjakut, gjatë ciklit menstrual, ose, në raste më të rralla, si pasojë e infeksioneve ose edhe kancerit. Nëse  nuk lidhet me asnjë nga arsyet e sipërpërmendura (si ushqimi apo cikli menstrual), duhet të konsultoheni me gjinekologun sa më shpejt të jetë e mundur.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë