Dallimet midis gripit dhe ftohjes, kur rrezikojnë jetën e njeriut?

Ndërsa ftohja është e bezdisshme, por zakonisht shërohet pa asnjë problem, gripi mund të shoqërohet me komplikime kërcënuese për jetën. Simptomat fillestare të gripit dhe të ftohtit janë të ngjashme. Dallimet bëhen të dukshme me kalimin e kohës dhe përkeqësimin e simptomave.

Tipik për gripin është që fillon papritur dhe me simptoma të forta.  Simptomat si kolla, dhimbjet e trupit dhe ethet që zgjasin disa ditë ndodhin në mënyrë më intensive se sa te ftohja. Simptoma të tjera mund të përfshijnë të dridhura, dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh ose dhe probleme me frymëmarrjen. Shpesh duhen më shumë se tre javë për t’u shëruar plotësisht.

Ftohja fillon të përkeqësohet dalëngadalë. Në mënyrë tipike, simptomat shfaqen njëra pas tjetrës ose pasojnë njëra-tjetrën, ku simptomat më të zakonshme janë ethe dhe temperaturë. Simptomat mund të zgjasin edhe deri në 2 javë.

Përshtati në shqip: Marsdia Bregasi

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet