Del në treg pasta e re e dhëmbëve, ja çfarë ka të veçantë

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

pastaNjë zbulim revolucionar për mbajtjen e higjienës personale është bërë nga një studiues japonez Kazue Yamagishi. Ky studim ka lidhje me një pastë dhëmbësh të re që mbush të gjitha vrimat dhe të çarat në dhëmbë, si dhe rivendos smaltin e tyre.

Në përbërjen e saj, kjo pastë dhëmbësh e studiuesit japonez është e ngjashme me smaltin e dhëmbit, i vetmi ndryshim është se ajo është e lëngshme. Kështu ajo mund të aplikohet në zonën e prekur me një furçë dhëmbësh.

Formula e pastës së re është marrë pas një seri eksperimentesh me hydroksilapatite, i quajtur gjithashtu fosfat kalciumi i kristaltë, komponenti kryesor i dhëmbit.

Pasi pasta aplikohet në dhëmb, acidi fillon të shpërndahet mbi sipërfaqen e dhëmbëve. Tre minuta më vonë, pasta fillon të kristalizohet dhe merr strukturën e smaltit natyror.

Burimi: http://supertastyrecipes.com/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?