Denoncimi i gruas shtatzënë: Iu nënshtrova dy herë operacionit nga multivitaminat e skaduara

Denisa Canameti

Multivitaminat e skaduara po kërcënojnë seriozisht shëndetin e grave shtatzëna. Rasti i një gruaje shtatzënë ngre një pikëpyetje të madhe lidhur me cilësinë e medikamenteve që i jepen kësaj kategorie. Ajo ngre hije dyshimi se këto medikamente mund të

Multivitaminat e skaduara që shiten në farmaci

Multivitaminat e skaduara që shiten në farmaci

kenë qenë shkak që ajo të përballojë vuajtje të panumërta në dyert e spitaleve. Duket e pabesueshme që edhe medikamentet që nuk konsiderohen jetike, akuzohen si medikamente të skaduara. E pyetur nga “Shëndet+”, Runila Kasmi, në pritje të fëmijës së saj të dytë, tregon për tmerret që ka kaluar nëpër dyert e spitaleve.

“Kalova një shtatzëni të parë mjaft të mbarë. Gjithçka shkoi perfekt deri në momentet e lindjes, por fatkeqësisht nuk mund të them të njëjtën gjë për shtatzëninë e dytë. Në kohën që mora vesh se jam shtatzënë, më rekomanduan këtë multivitaminën (shiko foton) që duket se në çfarë gjendje është. Pasi e konsumova për dy muaj, shkoj të vizitohem dhe dal me një problem shëndetësor siç është bllokimi i veshkave. Detyrimisht iu nënshtrova një ndërhyrje kirurgjikale e cila u realizua esëll, pa mpirje, pa narkozë, pa asgjë, sepse unë jam shtatzënë dhe nuk më lejohet.

Gjithçka mund të përbëjë dëm për fëmijën tim. Thuajse i hoqa dhimbjet e lindjes. Por nuk përfundoi këtu. Pas operacionit, marr një tjetër alternativë multivitamine që ishte në një gjendje akoma më të keqe. Si kokërr groshe me miza. Prapë më dolën probleme me shëndetin dhe prapë iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mënyra e realizimit të ndërhyrjes ishte e njëjtë, pa narkozë, pa mpirje pa asgjë. Krejt esëll. Kam vetëm dy ditë që e kam bërë operacionin. Tani po përdor antibiotikë dhe di që antibiotikët nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzënisë. Si do të ndikojnë këto medikamente tek fëmija im? Me mua u bë çfarë u bë. Po e ardhmja e fëmijës sim? A do të jetë fëmija im i shëndetshëm?

“Multivitaminat nuk janë jetike dhe mund të mos i konsumosh por çfarë mund të bëjmë kur duhet të përdorim medikamente jetike. Medikamente që një Zot e di sesi janë. Shkon në farmaci dhe të thuhet ky ilaç është italian, ky gjerman, ky grek , ky kështu, ky ashtu, çfarë do të thotë kjo? Nuk dua të them që multivitamina ma bëri gjithë këtë dëm në shëndet por më thoni ju çfarë mund të ketë qënë tjetër?”

Fjalët e saj mbartin shumë emocion, ndoshta sepse siç e tha edhe ajo vetë shtatzënia të bën të ndjeshme. Duket e pabesueshme sesi një grua ka arritur të përballojë të tilla situata. E pabesueshme të thuhet se sistemi shëndetsor ka rënë deri në këto nivele sa  të shkatërrojë shëndetin e njerëzve edhe kur ata nuk janë të sëmurë. A është ky mbulimi universal me medikamente i premtuar?

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm