Denoncimi i kirurgut për PPP e sterilizimit: Ministria na ka kërkuar të ulim numrin e operacioneve

Mjeku kirurg, Artan Koni ka denoncuar me fakte dhe shifra dëmin ndaj buxhetit të shtetit, shkaktuar nga koncesioni i sterilizimit.

Sipas mjekut, ministria i ka dërguar një shkresë spitaleve për të ulur numrin e operacioneve.

“Sot kam vendosur të flas dhe ekspozoj me fakte dhe shifra një grabitje kolosale që po i bëhet buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të sterilizimit.

Nëse marrim vetëm vitin 2018 bazuar në të dhënat e fondit të sigurimit janë kryer në rang kombëtar 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private 2.87 mld lekë ose rreth 17 mln euro. Pra shteti shqiptar ka paguar mesatarisht 190 euro për sterilizimin e një seti të vetëm kirurgjikal. Kjo pagesë prej 17 mln eurosh kaloi në 3.6 mln euro parashikimin e ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018.

E gjendur përballë kësaj situate në fillim të 2019 ministria e Shëndetësisë i dërgon një shkresë spitaleve më të mëdha në vend ku i kërkon të zvogëlojnë numrin e operacioneve të planifikuara. E thënë ndryshe ministria e Shëndetësisë nuk i kërkon kompanisë private të rishikojë tarifat apo ta anulojë këtë koncesion, por i kërkon mjekëve ti dërgojnë në shtëpi disa pacientë që kanë nevojë për operacion.

Pra midis shëndetit të pacientit dhe fitimit të kompanisë ministria zgjedh kompaninë” sqaron mjeku Koni.

Duke bërë një përllogaritje, kirurgu thotë se kostoja maksimale e sterilizimit shkon 1.5 mln euro, ndërkohë që shteti i ka paguar kompanisë private 17 mln euro.

“Vetëm një autoglav harxhon mesatarisht 6 kv/ora energji elektrike që kushton 0.13 euro.

210 autoglave x 24 orë x 365 ditë të vitit harxhon gjithsej 1.5 mln euro energji elektrike në vit. Pra nga 1.5 mln euro që është kostoja maksimale e sterilizimit në rang kombëtar, shteti shqiptar i ka paguar kompanisë private 17 mln euro”.

/Ora News

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes