Denoncohet një studim i falsifikuar mbi vaksinat dhe autizmin

Rita Strakosha

Kongresmeni amerikan Bill Posey denoncoi në tetor, në kongresin amerikan, falsifikimin e një studimi mbi vaksinat. Kongresmeni kërkoi për të disatën herë në kongresin amerikan që të hetojë denoncimin e bërë nga shkencëtari William Thompson. Ky shkencëtar, ish-i punësuar nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka deklaruar nga gushti i 2014-s se një studim i kryer pranë kësaj qendre, në vitin 2004, mbi ndikimin e vaksinës së fruthit ndaj autizmit, është i falsifikuar.

william-thompsonTë dhënat e studimit në fakt tregonin se tek fëmijët afro-amerikanë kjo vaksinë kur bëhej përpara moshës 3 vjeç e rriste rrezikun e autizmit. Të ndodhur përpara këtij fakti, eprorët e grupit të studimit orientuan grupin që të eliminonte dokumentet dhe të dhënat e pakëndshme. Grupi studimor u mblodh një ditë në ambjentet e qendrës dhe hodhi në koshin e mbeturinave dokumentet e padëshiruara. Por anëtari i grupit, Thompson, mbajti fshehurazi një kopje të dokumenteve të shkatërruara si dhe letërkëmbimin mbi studimin.

Studimi u botua, por pa këto të dhëna. Kjo qendër është shtetërore dhe ka peshë të madhe në studimin shkencor në SHBA. Shkencëtari pranoi gjithçka pas një provokimi në një intervistë telefonike me një prind me fëmijën autik, Brian Hooker, i cili po hetonte mbi lidhjen e vaksinave me autizmin. Në intervistën telefonike të regjistruar, shkencëtari shprehej se “…shoh se njerëz me përgjegjësi në Qendër (e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve) të cilët bëjnë në mënyrë të përsëritur veprime jo-etike, të këqija dhe askush nuk u kërkon llogari”.

Prej atëherë ai ka denoncuar në disa media, por denoncimi i tij është anashkaluar nga mediat e rëndësishme në SHBA. Studimi është cituar nga qindra studime të tjera mbi autizmin gjatë kësaj dekade.

Thompson, epidemiologjist i vjetër, iu drejtua në vitin 2004 me një letër elektronike drejtoreshës së qendrës, Znj. Gerberding ku ankohej, për manipulimin e studimit. Sot Gerberding është zëvendëspresidente e firmës farmaceutike “Merk”, prodhuesja e vetme e vaksinës kundër fruthit në SHBA. Në këtë pozicion erdhi pasi u largua nga puna në shtet.

VaksinimiKy nuk është rasti i parë që kompania “Merck” akuzohet për fallsifikim studimesh mbi vaksinat. Në një denoncim të bërë nga 2 virologjistë, ish-punonjës të “Merck”-ut, në vitin 2010, kjo kompani akuzohet se ka falsifikuar studimet e kryera në fillim të viteve 90′ për të treguar që vaksina e shytave është më efikase seç është në të vërtetë.

Kongresmeni kritikoi komisionin parlamentar të shëndetit, i cili nuk e ngriti problemin në një dëgjesë publike mbi vaksinat. Qendra Për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve po e heton çështjen.

Shqipëria është përdoruese e vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina e cila bëhet në moshën 1 vjeç). Vetë Shqipëria nuk bën studime mbi sigurinë e këtyre vaksinave, as nuk ka ndonjë sistem funksional të denoncimit të pasojave negative në shëndet që këto mund të shkaktojnë. Shqipëria varet nga studimet që bëhen në SHBA dhe Evropë për sigurinë e vaksinave.

Lidhja mes vaksinave dhe autizmit mbetet një temë shumë e debatuar, ku shumica e studimeve tregojnë se nuk kanë lidhje, por një pjesë e studimeve tregojnë për lidhje mes autizmit dhe vaksinave. Në median shqiptare është ngritur kohët e fundit shqetësimi se prindër mosbesues ndaj sistemit nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre në kohë, ose nuk i vaksinojnë fare. Reagimi zyrtar ka qenë qetësimi i prindërve dhe sigurimi i tyre për sigurinë e vaksinave, por raste të denoncuara mashtrimi si këto nuk ndihmojnë.

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit