Depilimi i pjesëve intime mund të dëmtojë shëndetin

80% e femrave pranojnë se përdorin briskun për të hequr qimet në pjesët intime por sipas ekspertes së shëndetit publik në Amerikë, Andrea DeMaria, përdorimi i briskut paraqet rrezik për shëndetin.

depilimi1Ajo shprehet se lëkura tek pjesët intime është shumë më delikate dhe depilimi shkakton trauma të vogla në lëkurë ëdhe pse këto nuk janë gjithmonë të dukshme.

Qimet pubike funksionojnë si barrierë natyrale ndaj infeksioneve të ndryshme dhe heqja e tyre mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si herpesi etj.

Por a duhet përdorur brisku për depilimin e e pjesëve intime? Ja si shprehet vetë DeMaria duke na dhënë disa këshilla:

Përdorni brisk elektrik, heqja e qimeve me brisk mund të jetë e vështirë.

Përdorni një brisk të ri sa herë që depiloheni, zbuteni zonën me ujë të ngrohtë dhe me sapun pa aromë dhe më pas depilohuni.

Përdorni me kujdes peshqirin, thahuni me peshqir por mos u fërkoni me të.

Lejoni ajrin të qarkullojë, vishni të brendshme të lirshme pambuku tanimë që nuk keni mbrojtjen natyrale, madje Demarini këshillon që të flini gjumë pa të brendshme.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer