Depresioni tek prindërit ndikon tek performanca e fëmijëve në shkollë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Fëmijët shfaqin performancë më të ulët në shkollë në rastet kur prindërit e tyre janë diagnostifikuar me depresion. Sipas një studimi të kryer në Suedi, ka një lidhje mes depresionit të prindërve dhe performancës në shkollë të fëmijëve.femije_depresion

“Sigurisht që e dimë se depresioni ndikon për keq tek shëndeti, ashtu siç çdo problem tjetër mendor. Por shumë pak njerëz e dinë se problemet me shëndetin mendor më shumë prekin të afërmit sesa vetë të sëmurin. Prandaj prindërit ose kujdestarët duhet të tregojnë më shumë kujdes për fëmijët”, shprehet autori i studimit, Brian Lee, nga Universiteti Drexel i Shkollës së Shëndetit Publik në Filadelfia.

“Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët, prindërit e të cilëve vuajnë nga depresioni, janë më të rrezikuar për të pasur probleme me zhvillimin e trurit, me sjelljen, gjendjen emocionale dhe probleme të tjera psikiatrike, – shkroi Lee tek revista JAMA Psychiatry, – por shumë pak studime janë përqendruar tek performanca në shkollë e fëmijëve”.

Për studimin e ri ata përdorën të dhënat nga më shumë se 1.1 milionë fëmijë të lindur në Suedi nga viti 1984 deri në vitin 1994. 3% e nënave dhe 2% e baballarëve të tyre ishin diagnostifikuar me depresion para se fëmijët e tyre të përfundonin vitin e fundit të arsimit të detyrueshëm, që është rreth moshës 16 vjeç në Suedi. Në rastet kur prindërit ishin diagnostifikuar me depresion, fëmijët e tyre shfaqnin performancë më të ulët në shkollë, që konvertohet në nota më të ulëta. Më të prekur në këtë rast ishin vajzat sesa djemtë.

Në listën e faktorëve që influencojnë performancën e fëmijëve në shkollë, Lee vendos depresionin e prindërve mes statusit ekonomik të familjes dhe edukimit prindëror, i cili është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton suksesin e fëmijës në shkollë.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun