Dermatiti nga panolinat, masat që duhen marrë

Nga dermatologia Ardiana Sinani

Dermatiti nga panolinat vjen si rezultat i kontaktit me panolinën apo acarimit të lëkurës nga jashtëqitjet apo urina e fëmijëve, e cila në kontakt të ngushtë me lëkurën e acaron atë. Lëkura skuqet dhe shpeshherë mbiinfektohet nga bakterie apo myqe që janë më të shumtë në atë zonë.

bebi ekzema panolinTek disa fëmijë përgjithësisht gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve imuniteti fillon dhe bie. Ata bëhen më të ndjeshëm ndaj virozave dhe enterovirozave, që shprehen me diarre. Diarreja përgjithësisht është acide dhe e pezmaton shumë lëkurën. Te disa fëmijë të tjerë ky dermatit ndodh nga përdorimi i panolinave jo cilësore dhe tek disa nga higjiena e pakët.

Cilat janë masat që duhen të merren?

Panolinat duhen të ndërrohen sa më shpesh, sidomos tek femijët që kanë këtë problem. Sa herë që ata defekojnë apo urinojnë, duhen pastruar mirë duke u larë me ujë të rrjedhshëm për çdo ndërrim pelenash.

Përdoren përgjithësisht pasta apo zbutës që në përmbajtjen e tyre kanë oksid zinku, që ka veti antiinflamatore. Dhe në rastet kur lëkura është acaruar, përdoren edhe pomada antimykotike dhe antibakteriale.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare