Dëshironi të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshëm? Ndiqni këto hapa

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Shumë nga ne janë të interesuar si të humbasin peshë, jo të shtojnë. Por disa të tjerë, të qënurit nënpeshë është një shqetësim dhe shtimi në peshë është një betejë. Shtimi në peshë nuk është e lehtë sa një fjalë goje “hani më shumë”.

Më poshtë janë disa mënyra se si të shtoni në peshë në mënyrë të shëndetshëm:

Zgjidhni ushqimet e pasura me kalori. Për të shtuar në peshë,  ju duhet të  hani më shumë por kualiteti i kalorive është i rëndësishëm. Kërkoni ushqime me shumë kalori  dhe me vlera ushqyese. Këtu përfshijmë: arra, fara, avokado, fruta të thata, tërshërë, ullinj.

Ushtrime. Ju mund të mendoni që ushtrimet janë vetëm për humbje peshe dhe ruajtje të linjave, por ushtrimet  ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe në rritjen e oreksit tuaj. Pas ushtrimeve, sigurohuni ushqeheni  me ushqime  me përmbajtje në proteinë dhe karbohidrate të shëndetshme. Ushqimet ideale mes vakteve pas ushtrimeve janë tost me bukë gruri me ton ose sanduiç me gjalpë bajamesh dhe banane.

Hani më shpesh. Nëse ngopeni shpejt, atëherë  ju mund të merrni më shumë kalori duke ngrëne 5-6 vakte të vogla sesa 3 vakte. Është më mirë tu qëndroni besnik çfarë ju pëlqen dhe sigurohuni që të merrni versionin me shumë kalori. Për shembull, nëse do të donin një sanduiç, zgjidhni bukën që ka të paktën 110 kalori një fetë. Mos harroni të përdorni dhe erza të pasura me kalori siç janë: vaji i ullirit, majoneza dhe avokado.

Provoni një smuthie me shumë kalori. Nëse po nxitoni ose dëshironi diçka mes vakteve, smuthit mund të  jenë një mënyrë shumë e shijshme të merrni kaloritë e ditës. Filloni me fruta të freskëta, perimet tuaja të preferuara, kos dhe qumësht. Shtoni përbërësit me shumë kalori si arra, fara, avokado, vaj liri, fruta të thata, mjaltë dhe tërshërë.

Shmangi pijet me gaz apo pa kalori. Shpeshherë pijet e gazuara ju largojnë oreksin, prandaj është më mirë të shmangi pijet energjike, apo me gaz dhe kafeinat. Në vend të tyre kërkoni të hani diçka dhe të pini pije të ushqyeshme si lëngje të shtrydhurave apo dhe qumësht.

Qerasni veten. Ndërkohë që fokusoheni tek ushqimet e shëndetshme, mos harroni të qerasni vetën tuaj me një ëmbëlsirë, akullore, tortë apo çfarë preferoni.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur