Dëshmia: Kurova kancerin me vaj kanabisi

Një gjysh 63-vjeçar pretendon se arriti të kurojë veten nga kanceri duke përdorur vaj kanabisi. Majk Kalter u diagnostifikua në vitin 2009 me 63 vjecari majk katler Mike Cutlerkancer në mëlçi. Dhe bëri transplant në nëntor të atij viti.  Ai thotë se sëmundja iu kthye sërish në 2012 duke goditur organin e ri. I dëshpëruar nëse do mund të mbijetonte, ai filloi që të shikonte në internet dhe gjeti në youtobe një video që shpjegonte sesi mund të kurohej kanceri nga vaji i kanabisit. Ai pohon që vetëm pas tre ditësh pasi përdori atë kurë dhimbjet e tij u zhdukën. Në muajin maj të këtij viti (2014) ai shkoi për të bërë biopsinë në spital. Doktorët i thanë se qelizat kanceroze ishin zhdukur. Zëdhënësja e spitalit konfirmoi se ky pacient nuk kishte marrë tjetër trajtim pas transplantit që kishte kryer në 2009. Zoti Culter deklaroi se idea që mund të vdisja, e tmerronte.

“Gjithçka që kisha në ato ditë të errëta ishte laptopi im, ndaj fillova të kërkoja për diçka që mund të më ndihmonte. Nuk mund ta pranoja që do të vdisja”, rrëfeu 63-vjeçari.

Doktor Kat Arni, menaxher i Shkencave të Komunikimit në Qendrën Britanike të Kërkimeve për Kancerin shpjegon se janë gjetur disa kimikate aktive tek kanabisi që mund të kenë një varg efektesh të ndryshme në qelizat e kancerit të rritura në laborator dhe në tumorin e kafshëve.

Por në këtë moment nuk mund të jepet një informacion i saktë për efektivitetin e kanabisit në qelizat kanceroze.  “Por në jemi të ndërgjegjshëm, – thotë ai, – që disa nga pacientët me kancer zgjedhin kanabisin për ta luftuar atë. Kjo ndihmon kërkuesit për të krijuar një panoramë, për të kuptuar nëse kanabisi sjell vërtet efektet pozitive, pra ndihmon ose jo në kurimin e këtyre njerëzve.  Qendra e Kërkimeve për Kancerin po vazhdon hulumtimet për të kuptuar nëse ekstraktet e kanabisit mund ta shërojnë kancerin. Po mblidhen të dhëna për të kuptuar nëse me këtë kurë mund t’u vijmë në ndihmë njerëzve me kancer”. / Marrë nga Daily Mail/ Përshtati në shqip: Denisa Canameti

 

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese