Ciro Vestita, dietolog italian
Për dhimbjet e fytit, parandalimi është më i rëndësishëm se sa profilaksia; evitoni vendet e mbyllura, vendet ku pihet duhan, ambiente të nxehta. Një fëmijë sëmuret më lehtë nga dhimbja e fytit në këto situata sesa në malësi ku temperaturat janë minus 10 gradë C.
Ushqimet që duhen preferuar: të gjitha ushqimet të pasura me antibiotikë natyralë: hudhër, qepë, presh, agrume, qershi, ananas.
Ushqime që duhen kufizuar: çokollata, ushqimet e përpunuara.
Fitoterapia:
Gargarë
Infuzion me trundëz, sherebelë e kumak (bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me gjethe pak të zgjatura): në një litër ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe dhe lule të secilës bimë; lërini në infusion për pesë minuta dhe përdorini për gargarë gjatë ditës.
Kataplazmë me presh të zier (preparat i butë i aplikuar mbi plagë apo pjesë delikate): për t’u mbajtur mbi grykë.
Kataplazmë me lakër: zgjidhni një gjethe të gjerë lakre të larë mirë. Shtriheni me hekur dhe aplikojeni të ngrohtë mbi grykë. / Shëndet+


