Dhimbja e kokës nga tensioni, shkaqet dhe simptomat që NUK duhet t’i injoroni

Petrit Drini, fizioterapist

Dhimbja e kokës prej tensionit është një nga dhimbjet e kokës primare më të hasura. Kjo i ndodh me afërsi 80% të personave. Meqenëse simptomat nuk janë aq të rënda sa në rastin e Migrenës, kjo dhimbje koke konsiderohet si problem vetëm në rastin kur behet e shpeshtë ose kronike.

Cilat janë shkaqet e dhimbjes së kokës nga tensioni?

Shkaku specifik i dhimbjes së kokës nga tensionit nuk dihet, por ka shumë faktorë që me shumë mundësi luajnë një rol të madh në shkaktimin e dhimbjes së kokës. Këto faktorë përfshijnë:

  • Stresi zakonisht shkaktohet pasdite pas orëve të gjata stresuese të punës ose pas ndonjë provimi
  • Gjendje ankthi
  • Mungesa e gjumit
  • Lodhja
  • Qëndrimet e parehatshme, pozicione të vështira dhe/ose jo korrekte
  • Ngrënia në mënyrë të çrregullt (uria)
  • Mungesa e kafeinës
  • Dehidratimi
  • Kërcitja/shtrëngimi i dhëmbëve
  • Drita e fortë
  • Zhurmat e larta

Cilat janë simptomat e dhimbjes së kokës prej tensionit?

Dhimbjet e kokës të shpeshta nga tensioni merren në konsideratë kur personi ka patur të paktën 10 dhimbje koke gjatë një muaji. Ka shkallë të ndryshme të frekuencës ose të asaj që konsiderohet kronike.

Personat që vuajnë nga dhimbja kronike e kokës prej tensionit, raportojnë që të kenë patur dhimbje më shumë se 180 ditë në një vit. Kjo dhimbje koke shfaqet kryesisht nga të dyja anët, dhe ka një natyrë shtrënguese ose ushtruese presioni. Nëse është e lehtë, nuk ndikon apo pengon në kryerjen e punës.

Këta persona mund të shfaqin simptoma të shoqëruara me Migrenë të tilla si nauze/të përziera dhe ndjeshmëri e lartë ndaj dritës ose zhurmave, por zakonisht vetëm njërën prej këtyre simptomave.

Simptomat më të zakonshme të dhimbjes së kokës prej tensionit përfshijnë:

  • Tension në muskujt përreth kokës dhe qafës
  • Presion të vazhdueshëm në kokë, më shpesh mbrapa syve
  • Dhimbje në bazë të kafkës
  • Marramendje në raste të rralla/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës