Dhimbje fyti? Lehtësojini me çaj sherbele dhe mjaltë

Një çaj i ngrohtë me sherbelë do t’ju ndihmonte shumë nëse keni dhimbje fyti. Ky lloj çaji lehtëson acarimin dhe inflamacionin në fyt. Vetitë antibakteriale të çajit të sherbelës ndihmojnë gjithashtu në luftimin e ftohjes dhe shërimin e plagëve në fyt, duke ndaluar rritjen e baktereve të dëmshme në fyt.

Konsumimi i rregullt i çajit të sherbelës mund të rrisë gjithashtu humorin, lehtëson ankthin, përmirëson shëndetin oral, forcon kujtesën, lehtëson dhimbjet gjatëciklit menstrual, mbron zemrën, përmirëson tretjen etj.

Për të përgatitur çajin:

Hidhni gjethe të freskëta të sherbelës (ose 1 lugë çaji gjethe të thara) në një filxhan me ujë të valuar.

Lëreni të tretet për 5 minuta, më pas hiqni gjethet.

Shtoni pak lëng limoni dhe mjaltë për të rregulluar shijen dhe është gati për t’u pirë.

Shënim: Sherbela nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që po ushqejnë fëmijën me gji, si dhe ata që vuajnë nga epilepsia./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit