Kryefaqja Box 1 Dhimbjet që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë

Dhimbjet që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

dhimbje2

Këto dhimbje nuk duhet të injorohen asnjëherë, mund të paraqesin rrezik për shëndetin tuaj.

Dhimbje të forta në gjoks, shpatulla, krah, fyt ose stomak – Dhimbja në gjoks mund të jetë shenjë e pneumonisë ose sulmit në zemër. Personat e prekur nga kjo sëmundje zakonisht kanë vetëm siklet dhe jo dhimbje. “Mos prisni për dhimbje,” thotë kardiologu Jerome Cohen. “Pacientët që kanë probleme me zemrën zakonisht ndjejnë shtypje në gjoks, sikur është ulur një elefant sipër tyre”. Dhimbjet që lidhen me sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe në kraharor, shpatulla, krah ose stomak, dhe mund të shoqërohen edhe me të përziera.

Dhimbje të tmerrshme në kokë – Vizitohuni menjëherë tek mjeku nëse keni dhimbje të forta të kokës, pasi mund të jetë migrenë, sinusit apo edhe hemorragji në tru. Çfarëdolloj dhimbje të keni, edhe pa qenë të sigurt nga çfarë është shkaktuar, ju duhet të kontrolloheni tek mjeku.

Dhimbje të shumta në stomak – Nëse keni dhimbje në pjesën e djathtë të stomakut mund të jetë shenjë e apendicitit. Problemet me tëmthin, pankreasin, ulcera në stomak dhe bllokimet e zorrëve shkaktojnë gjithashtu dhimbje në stomak, që kërkojnë vëmendje.

Dhimbje në shputat e këmbëve – Ndjesia sikur po të marrin flakë këmbët apo sikur po t’i shpojnë me gjilpëra mund të jetë shenjë e diabetit.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës – Disa njerëz që vuajnë nga dëmtimet në veshka mund të përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës ose në anën e njëjtë me veshkën e dëmtuar. Infeksionet e veshkave dhe gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të forta, shpesh spazma. (Lexoni – Disa nga lëngjet që tresin gurët në veshka).

Dhimbjet gjatë ciklit menstrual, që nuk lehtësohen as me ilaçe, mund të jenë shenjë e endometriozës. Endometrioza është një sëmundje që prek 1 në 10 gra, por që mund të jetojnë pa diagnozë për vite me radhë.

Burimi: Webmd.com / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here