Dhimbjet therëse në këmbë gjatë natës, nga shkaktohen dhe si mund t’i trajtoni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Charlie Horse është termi shkencor për dhimbjet therëse në këmbë. Nuk dihet prejardhja e këtij emri, megjithatë, 60% e të rriturve i përjetojnë me raste këto dhimbje sëmbuese, therëse, sikur të shpon a të ther diçka gjatë natës.dhimbje

Këto dhimbje shkaktohen kur nervat që mbartin sinjalet tek muskujt çojnë shumë mesazhe në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë ata shkaktojnë kontraktim të muskujve.

Qëndrimi ulur ose shtrirja për një kohë të gjatë – si kur jeni duke fjetur – mund të shkaktojnë keqfunksionim të nervave. Për këtë arsye ju përjetoni më shpesh dhimbje therëse gjatë natës.

Dhimbjet shkaktohen gjithashtu më shumë gjatë muajve më të nxehta të vitit. Kjo mund të vijë si pasojë e niveleve të larta të vitaminës D në verë, nga ekspozimi i gjatë në diell. Kjo lëndë ushqyese luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe riparimin e fibrave muskulor.

Dhimbjet bëhen më të zakonshme edhe me rritjen e moshës. Pasi mbushni të 50-at, filloni të humbisni më shumë nga nervat qelizore që dërgojnë mesazhe nga truri në muskuj. Qelizat e mbetura më pas fillojnë të punojnë më shumë, dhe si pasojë e kësaj shkaktohen dhimbje therëse në këmbë.

Fatmirësisht, ato nuk janë zakonisht të dëmshme. Në raste të rralla, ata mund të sinjalizojnë për çrregullim të elektroliteve ose çrregullime neuromuskulore , si Skleroza Laterale Amiotrofike SLA (e njohur ndryshe dhe si sëmundja e Lou Gehrig, lojtarit të famshëm të bejzbollit).

Që të mos keni dhimbje të këmbëve gjatë natës, duhet të masazhoni leqet e këmbëve, të bëni ushtrime të tipit “vigani-shkurtabiqi” para se të flini.

Sipas një studimi të kryer në Holandë në vitin 2012, të moshuarit që vuajnë nga sëmundja “charley horse” përjetojnë më pak dhimbje kur i shtriqin këmbët për 3 minuta para se të flenë.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni