Dhjamosja e mëlçisë, si trajtohet?

Nga Arbër Veliu, mjek gastro-hepatolog

Nuk ka ndonjë trajtim specifik për dhjamosjen e mëlҫisë. Trajtimi i saj varet nga shkaktarët që e nxisin. Tek personat me obezitet rekomandohet  humbja melciagraduale në peshë (deri 1 kg në javë), dieta duhet të jetë me raport adekuat protein : kalori, kufizimi i yndyrnave dhe gjimnastika e shtuar aktive dhe ditore. Kontrolli dhe mjekimi  i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlҫisë. Abstinenca nga alkooli është i domosdoshëm tek të gjitha llojet e dhjamosjes dhe inflamacionit të mëlҫisë

Ulja e triglicerideve me dietë ose përmes terapisë me omega-3 acid yndyrore,

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar, duke zvogëluar marrjen e karbohidrateve, lëngjeve të gazuara dhe të pasura me fruktozë, stop dieta e tipit ”fast food”.

Terapia me vitaminë E 800UI/ditë në disa raste përmirëson stukturën e mëlҫisë tek dhjamosja e lehtë e saj, gjithashtu edhe vitamina C 1 gr në ditë së bashku me vitaminën E, Atorvastatina tek dislipidemitë.

Parandalimi i paraqitjes së steatohepatitit është i mundur duke bërë kontrolle të vazhdueshme të pacientëvë me risk të lartë për dhjamosje, duke i edukuar ata përmes dietave të ndryshme, gjimnastikës aktive dhe ndërprerjes ose mjekimit të varshmërisë ndaj alkoolizmit përmes programeve të veçanta në komunitet.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?