Dhunohet infermieri në QSUT, reagon Shoqata e Infermierëve: Jemi të pambrojtur

Mbrëmjen e datës 03.06.2017 rreth orës 23:00 është dhunuar infermieri i shërbimit të urgjencës polivalente te QSUT. Sipas njoftimit të policisë, infermieri me iniciale R.K, 25 vjeç, është dhunuar dhe ofenduar nga shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shoqata e infermierëve të Shqipërisë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj këtij infermieri.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, përfaqësues të shoqatës shkruajnë: Shoqata e Infermierëve e dënon dhunën e ushtruar jo vetëm ndaj këtij rasti, por dhe ndaj çdo infermieri tjetër të cilët janë të pambrojtur gjatë orarit të shërbimit (sidomos shërbimet e urgjencave).

Ata i kanë dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Infermierit që të reagojnë ndaj fenomeneve të tilla, që janë shtuar shumë së fundmi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim