Diabeti dhe mbipesha gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun e autizmit

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti “Johns Hopkins”, nënat që janë mbipeshë gjatë shtatzënisë kanë dy herë më shumë rrezik që të lindin fëmijë me autizëm, krahasuar me femrat e tjera që nuk janë mbipeshë.shtatzene

Nëse nëna vuan edhe nga diabeti, atëherë rreziku është katër herë më i lartë. Studimi është publikuar në revistën “Pediatrics”.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se obeziteti dhe diabetet ndikojnë për keq në zhvillimin e fetusit dhe shëndetin e tij, megjithatë, sipas autorit të studimit Dr. Xiaobin Wang, ky studim i ri jep prova më të sakta se obeziteti dhe diabeti tek nëna ndikojnë gjithashtu edhe tek zhvillimi i trurit të fëmijëve.

Gjatë studimit, shkencëtarët analizuan të dhënat e 3 mijë nënave dhe fëmijëve në Qendrën Mjekësore të Bostonit nga viti 1998 deri në vitin 2014. Kërkimet treguan se 64% e fëmijëve kishin probleme me zhvillimin e trurit, ku 102 fëmijë ishin diagnostifikuar me autizëm dhe 137 kishin aftësi të kufizuara intelektuale.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Forbes

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?