Diabeti: Ja ushqimet që mbajnë nën kontroll sëmundjen

Ushqimet që përmbajnë stabilizues të glukozës si proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibrat, janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të qëndruar të ngopur dhe për të rregulluar nivelin e sheqernave në gjak.

Disa ushqime që përmirësojnë nivelin e sheqernave në gjak:

Frutat e freskët: Edhe pse frutat permbajnë sheqer natyral, ato po ashtu janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra të rëndësishme të cilat sjellin shumë benefite për trupin. Ndaj, nëse jeni me diabet ose nëse jeni duke u përpjekur për të ulur nivelin e sheqerit që konsumoni, frutat do të ishin zgjedhja ideale.

Veza: Vezët përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit. Por konsumimi i vezëve mesa duket nuk i dëmton ata me pre-diabet. Gjithashtu besohet se kolesteroli dietik nuk është aq i rëndësishëm, të paktën për ata që nuk kanë diabet të tipit 2. Vezët mund të rrisin ndjesinë e ngopjes dhe të zvogëlojnë dëshirat e papritura të ushqimit.

Peshk: Peshqit me nivel të lartë yndyre si salmoni përmbajnë shumë proteinë dhe acide yndyrore omega-3. Peshq të tillë duhen konsumuar të paktën një herë në javë. Ato rekomandohet të gatuhen në zgarë dhe jo të skuqen.

Kakao: Kakao është baza për përhapjen e çokollatave dhe ëmblësirave të ndryshme. Farat e kakaos janë të pasura në antioksidantë. Ato gjithashtu përmbajnë një flavanol të quajtur epicatechin, i cili rregullon prodhimin e glukozës duke aktivizuar proteinat kyçe. Kjo mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak, madje edhe në ata që tashmë kanë diabet.

Bajame: Bajamet ndihmojnë në rregullimin dhe zvogëlimin e rritjes së sheqerit në gjak pas ngrënies.

Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet