Diabeti pas moshës 50 vjeç, shenjë e këtij lloji kanceri?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit, sugjeron një studim i ri. Kanceri i pankreasit është një nga më vdekjeprurësit, me vetëm 8% shanse për mbijetesë për 5 vjet.

Disa nga simptomat e kancerit të pankreasit janë dhimbja abdominale, rënia në peshë dhe lodhja. Faktorët më rrezikues janë duhanpirja, obeziteti, mosha e vjetër dhe historia familjare. Duhanpirja shkakton rreth 30% të rasteve të kancerit të pankreasit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Gjatë studimit, të publikuar të hënën tek Revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, u monitoruan për 20 vite rreth 50 mijë afro-amerikan dhe hispanik të moshës mbi 50 vjeç. Asnjë nga këta pjesëmarrës nuk vuante nga diabeti apo kanceri i pankreasit në fillim të studimit. Nga këta persona të monitoruar, shkencëtarët identifikuan rreth 16 mijë persona që zhvilluan diabet dhe rreth 400 që zhvilluan kancer të pankreasit gjatë periudhës 20-vjeçare të studimit.

Individët që zhvilluan diabet ishin dyfish më të rrezikuar që të zhvillohen kancer të pankreasit. Mbi 50% e individëve diabetikë me kancer të pankreasit u diagnostikuan me diabet brenda tri vitesh pas diagnozës me kancer të pankreasit.

“Nëse vëren llojin e diabetit tip 2 që pacientët me kancer të pankreasit kanë, pjesa më e madhe e pacientëve me diabet janë diagnostikuar shumë afër periudhës së diagnostikimit me kancer.

Këto rezultate sugjerojnë se zhvillimi i diabetit, sidomos në moshë të vjetër, mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit për disa njerëz, thotë dr. Zev Wainberg, profesor i asociuar në UCLA’s Jonsson Comprehensive Cancer Center.

“Studimi sugjeron se pacientët me diabet – sidomos ata që janë diagnostikuar vonë- dhe mjekët duhet të monitorojnë dhe identifikojnë rreziqet për kancerit e pankreasit”, shton Wainberg.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave