Dializa, premtimet e pambajtura të ministrave. Të sëmurët: Do të shtrihemi para ministrisë

Disa pacientë të dializës, në shenjë proteste për ndërprerjen e shërbimeve për ta, janë mbledhur sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë kërkuar përgjigje nga ministria, ndërsa deklaruan se dërgohen për ndërhyrje te spitalet private. Nga ana tjetër, protestuesit paralajmëruan se do të shtrihen në ambientet e ministrisë derisa të marrin përgjigje nga ministri Beqaj.

Ministria e Shendetesise 1“Nuk marrim nga shteti ilaçet falas. Nuk marrim shërbimin e transportit. Na dërgojnë për ndërhyrje te privati”, thanë pacientët. “Duhet ta bëjmë dializën në qytetet tona dhe jo në Tiranë”.

Në vitin 2009, Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, Petrit Vasili, tha në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë “Për mjekimin zëvendësues të funksionit të veshkës” se Ministria synon rritjen nga viti në vit të financimit dhe kontraktimit me qendra të ndryshme dialize, publike apo private, të shtrira në ato vende, ku është dhe fluksi i të sëmurëve. “Me rritjen e financimit dhe shtimin e qendrave të dializës, mendojmë që të përmirësohet akoma më tepër cilësia e shërbimit, duke kryer seancat e nevojshme të dializës të përcaktuara nga mjeku, për çdo të sëmurë”, tha ministri Vasili.

hemodializaGjithashtu në atë komision Vasili tha se transporti i të sëmurëve me veshka që vijnë nga rrethet për të marrë trajtim në Tiranë do të përfshihet në koston e shërbimit të dializës. Kjo ka qenë edhe një kërkesë e vazhdueshme e shoqatës së pacientëve të dializës.

Me shtrirjen e skemës së sigurimeve të kujdesit shëndetësor në spitale, me përcaktimin e kostove të shërbimeve, u prit se do t’i jepej zgjidhje përfundimtare edhe problemit të transportit të të sëmurëve nga banesa drejt qendrës, ku marrin shërbimin shëndetësor, duke e përfshirë koston e transportit të të sëmurëve, në koston e shërbimit të dializës.

Me sa duket, këto premtime të pambajtura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë që sot pacientët e sëmurë të protestojnë para këtij institucioni.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën